E gjithë familja e Naser Kelmendit dhe kompanitë e tij në tri shtete të ndryshme kanë hyrë në listën e zezë të Presidentit të SHBA-së, Barack Obama.
Kjo ka ndodhur për shkak se firma e Kelmendit dyshohet se merret me tregti me drogë dhe pastrim parash. Kelmendi ka qenë edhe më herët në listën e zezë të Presidentit Obama.
Deri tani në këtë listë ishte vetëm Naser Kelemndi, por prej 24 marsit të këtij viti në listën e zezë janë e djemtë Besniku, Elvisi, Liridoni dhe vajza e tij, Donata Kelmendi si dhe e gjithë kompania e tij.
Veç kësaj, edhe kompanitë në Mal të Zi, Bosnjë, dhe Kosovë janë përfshirë në listën e zezë.
Kelmendi bashkë me fëmijët e tij akuzohet se merret me trafikim të drogës dhe pastrim të parave.
"Naser Kelmendi është i angazhuar në aktivitete kriminale për më shumë se 35 vite. Ai ishte kreu i një organizate kriminale në Ballkan dhe ka një rrjet të bashkëpunëtoreve të tërë në Europën. Organizata kriminale e Naser Kelmendit operon nëpërmjet rrjetit të shpërndarjes së drogës që shtrihet nga Afganistani dhe Turqia e deri në Europë”, thuhet në deklaratën e Thesarit të SHBA’së.
Deri tash janë më shumë se 1700 njerëz në listën e zezë të Presidentit të SHBA-së.
Aktualisht, Naser Kelmendi po gjykohet në Kosovë ndërsa mbrojtës i tij është Këshilltari i Kryeministrit Isa Mustafa, Besnik Berisha.
/Marrë nga Gazetaexpress/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com