Sipas "New York Times" dhe "Washington Post", Obama është gati të shtrijë edhe në Siri fushatën e sulmeve ajrore që për një muaj ka goditur luftëtarët e SHI-së në Irak, të cilët para fillimit të sulmeve amerikane kishin marrë nën kontroll territore të gjera në të dy vendet.
"New York Times" citon një përgjegjës të qeverisë, ndërsa "Washington Post" ekspertë në politikën e jashtme të konsultuar nga presidenti amerikan këtë javë.
Presidenti Obama pritet të shpallë këtë strategji gjatë një fjalimi që do të mbajë sot në mbremje në Shtëpinë e Bardhë./ATSH/
