Nga njëra anë mbretëresha Elisabet dhe princi Harry. Nga ana tjetër presidenti Obama dhe Michel.

Kjo është sfida e radhës, spoti i lojërave “Invictus” e rezervuar për invalidët dhe të mbijetuarit e luftës në Britani dhe SHBA.

Të parët që provokojnë janë çifti amerikan duke thënë: “Kujdes se çfarë dëshironi”.

Ky mesazh i shkon në telefon princit, i cili ia tregon gjyshes së tij.

Reagimi i familjes mbretërore është po ashtu i mbushur me shaka e sigurisht nuk trembet nga sfida e lëshuar.

Përgjigja e mbretëreshës është po ashtu e shkurtër: “Oh ju lutem”.