SHBA - Mbetet akoma mister arsyeja se përse Presidenti Barack Obama po mbante në dorë një shkop bejsbolli gjatë bisedës telefonike me kryeministrin e Turqisë Erdogan.

Fotoja, në të cilën presidenti Obama shfaqet në njërën dore me shkop dhe në dorën tjetër me telefon, u bë publike nga burime jozyrtare të Shtëpisë së Bardhë.

I pyetur gjatë javës, zëdhënësi për shtyp i Shtëpisë së bardhë, premtoi se do të jepte shpjegime rreth kësaj fotoje, por deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim.

Fotoja ka tërhequr vëmendjen e shtypit amerikan si dhe atij turk, ku shtrohet pyetja nëse në të ka ndonjë "mesazh të fshehur" apo ndonjë "kuptim simbolik" të presidentit i cili mban shkopin e bejsbollit në dorë.

Shtëpia e Bardhë, në një deklaratë për shtyp njoftoi se në bisedën telefonike të ditës së hënë, të dy liderët ndanë shqetësimin e tyre lidhur me situatën e rënduar në Siri.

Tensionet midis Turqisë dhe Sirisë janë përshkallëzuar pasi, më parë gjatë verës Sirianët rrëzuan një aeroplan turk.
(ed.ka/Shqiptarja.com)