Agjencitë amerikane kanë nënvlerësuar së tepërmi kërcënimin e paraqitur nga kryengritja islamike në Siri. Ku fakt u pranua mbrëmë për herë të parë nga presidenti i SHBA-së, Barack Obama, gjatë një interviste televizive.

Obama tha se kryengritësit islamikë shfrytëzuan vakuumin e pushtetit në Siri për të formuar ISIS, që më vonë u quajt shteti islamik. Ndërkohë ka pasur edhe luftime të ashpra në perëndim të kryeqytetit iraken, Bagdad që ndihmuan në përhapjen e territoreve të kësaj organizate terroriste.

Ai nënvizoi se një pjesë e mirë e zgjidhjes së kësaj çështje është jo vetëm lufta ushtarake, por edhe zgjidhja politike ishte e nevojshme për të mposhtur shtetin islamik. Presidenti amerikan shtoi se xhihadistët kishin rritur kapacitetin e tyre ushtarak duke tërhequr mbetjet e ushtrisë së vjetër të Sadam Hyseinit në Irak.

Aktualisht, një koalicion i udhëhequr nga SHBA, me disa shtete arabe dhe perëndimore ka nisur një fushatë ajrore për të ndihmuar në luftë kundër objektivave të ISIS.

Redaksia Online
(Besarta Basha/ Shqiptarja.com)