/ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama përshëndeti sot popullin izraelit, kryeministrin Netanjahu dhe koalicionin e ri për formimin e një qeverie të re, theksoi Shtëpia e Bardhë.
"Presidenti amerikan është shprehur i gatshëm për të punuar me kryeministrin, Netanjahu dhe qeverinë e re", theksoi ekzekutivi amerikan në një komunikatë të shkurtër, që num përmendi asnjë bisedë telefonike mes dy krerëve, marrëdhëniet e të cilëve janë shumë të tendosura.
Netanjahu finalizoi sot formimin e një koalicioni qeverisës, qendra e gravitetit e të cilit është zhvendosur më shumë djathtas se më parë. Palestinezët e kanë dënuar menjëherë si një qeveri të unionit për luftë dhe kundër paqes.
Shtëpia e Bardhë kujtoi vendosmërinë e SHBA-së për një bashkëpunim të ngushtë me shtetin hebre në fushat ushtarake, të shërbimit sekret dhe sigurisë./