"ISIS nuk mund të na kërcënojë ne. Ata janë një grup terroristësh të rrezikshëm njëlloj si Al Kaeda, por ne kemi të plotë ,mbrojtjen tonë tha Obama për CBS
Obama tha gjithashtu se sulmi në San Bernadino nuk dihet ende nëse është i iniciuar ISIS.Ndërkohë ISIS nga ana tjetër xhihadistët në rrjet festojnë me hashtagun “Amerika po digjet”. Sulmi nuk është marrë përsipër nga ISIS megjithatë kjo nuk i ka ndaluar që të festojnë. “Tre luanë na bënë krenarë, SHBA-të po digjen. U krye vullneti i Allahut”, thuhet në statuset e xhihadistëve
Ndërkohë që drejtori i shoqatës islamike në Kaliforni theksoi se në emër të myslimanëve dhe islamit nuk mund të identifikohen me terroristët edhe pse dy autorët ishin myslimanë nga Lindja e Mesme. "Ju lutem, mos përdorni islamin ose myslimanët për masakrën. Feja jonë është kundër kësaj sjelljeje”-tha ai
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
