Obama uron kryeministrin Rama
Mbështetje për rrugën drejt BE

Obama uron kryeministrin Rama<br />Mbështetje për rrugën drejt BE
TIRANË - Kryeministri i Shqipërisë, ka marrë gjatë ditës së sotme një letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama. Pasi e uron për detyrën e re, Obama thotë se, është i pritur për të punuar me kryeministrin Rama, për çështje dhe sfida të botës së sotme.

Në letrën e tij, Presidenti Obama shkruan se, beson se si kryeministër Edi Rama do të punojë në një mënyrë konstruktive me të gjitha partitë politike në konsolidimin demokratik dhe ekonomik nëpërmjet reformave duke e çuar Shqipërinë më afër realizimit të aspiratës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. 

Gjatë vizitës në SHBA, në kuadër të sesionit të ri, të OKB-së, kryeministri Edi Rama zhvilloi dhe një takim me presidentin amerikan Barack Obama, ku mori mbështetje në punën e tij.
 
LETRA E PLOTË E PRESIDENTIT TË SHBA, BARACK OBAMA
“Ju uroj për detyrën e re si Kryeministër i Shqipërisë. Jam i prirur për të punuar me ju duke adresuar çështje dhe sfida të botës së sotme

Si aleatë dhe miq, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria tashmë kanë ndërtuar një partneritet me interesa të ndërsjella.

Ne jemi mirënjohës për vendosmërinë e Shqipërisë në angazhimin tonë të përbashkët në Afganistan dhe Siri, sikurse edhe rolin e Shqipërisë për stabilitetin e Ballkanit.
Unë e di që ju si kryeministër do të punoni në mënyrë konstruktive me të gjitha partitë politike në konsolidimin demokratik dhe ekonomik nëpërmjet reformave duke e çuar Shqipërinë më afër realizimit të aspiratës për t’ju bashkuar Unionit Europian. Ju keni vijueshmërinë e ndihmës në këto përpjekje.

Ju lutem pranoni urimet e mia më të mira në një kohë që ju merrni përgjegjësi të reja. Nën udhëheqjen tuaj, unë shpresoj që dy vendet tona do ta thellojnë akoma më shumë partneritetin tonë të fortë

Sinqerisht i Juaji
Barack Obama”.

 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Arne Slot e konfirmon: Dua të jem trajner i Liverpoolit, klubet po negociojnë

Arne Slot e konfirmon: Dua të jem trajner i Liverpoolit, klubet po negociojnë