TIRANE - Teksa aksioni i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar në Tiranë vijon për prishjen e objekteve pa leje, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar qytetarët për denoncimet e bëra për çlirimin e hapësirave të asaj që kryeministri e ka cilësuar qytet pa bashki.
Përmes postimit në rrjetin social Twitter, Rama nënvizon ndihmën e dhënë nga ana e qytetarëve në denoncimin e ndërtimeve pa leje në kryeqytet. Shefi i qeverisë, vlerëson pjesëmarrjen e qytetarëve në këtë aksion në çlirimin e hapësirave të përbashkëta publike, të një qyteti që sipas kryeministrit është pa bashki.
“Faleminderit qytetareve qe denoncojne duke marre pjese ne çlirimin e hapesirave te perbashketa te qytetit pa bashki!” shkruan Rama
Edhe ditën e djeshme, kryeministri Rama u shpreh se me ndihmën e qytetarëve do të bëjnë të mundur çlirimin e hapësirave publike në kryeqytet. Prej ditësh INUK zhvillon aksione në Tiranë për prishjen e objekteve pa leje, ndërsa lidhur me këto aksione ka reaguar edhe Kreu i Bashkisë Lulzim Basha, i cili ka akuzuar qeverinë se nuk po merret me problemet më të mëdha ekonomike që sipas tij po kalon vendi.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Faleminderit qytetareve qe denoncojne duke marre pjese ne çlirimin e hapesirave te perbashketa te qytetit pa bashki! https://t.co/f3zgKihmph
— Edi Rama (@ediramaal) October 3, 2014
Edhe ditën e djeshme, kryeministri Rama u shpreh se me ndihmën e qytetarëve do të bëjnë të mundur çlirimin e hapësirave publike në kryeqytet. Prej ditësh INUK zhvillon aksione në Tiranë për prishjen e objekteve pa leje, ndërsa lidhur me këto aksione ka reaguar edhe Kreu i Bashkisë Lulzim Basha, i cili ka akuzuar qeverinë se nuk po merret me problemet më të mëdha ekonomike që sipas tij po kalon vendi.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

Aksioni i INUK, Rama: Me ndihmën e qytetarëve çlirojmë trotuaret