Shqipëria e frikshme kundër Moldavisë, fiton me 'poker' golash

Shqipëria e frikshme kundër Moldavisë, fiton me 'poker' golash

Festa e lojtarëve të Shqipërisë pas golit të tretë

Kombëtarja shqiptare nuk e ka diskutuar përballjen në transfertë me Moldavinë për eliminatoret e Europianit pasi ka fituar me shifrat e thella 0-4. Një ndeshje e dominuar nga fillimi në fund nga kuqezinjtë të cilët treguan edhe një herë se kundër Turqisë fati nuk ishte me ta pavarësisht se këtë herë përballë kishin një kundërshtar thuajse inekzistent.

Që në fillim ekipi i drejtuar nga Reja ishte shumë këmbëngulës dhe pas disa tentativave në minutën e 22 Sokol Cikalleshi zhbllokoi shifrat. Afërsisht 10 minuta më pas Keidi Bare do të dyfishonte pas një gafe të portierit kundërshtar. Për fierakun ky ishte edhe goli i parë me fanellën kuqezi.

Gjithsesi përsa i përket debutuesve akoma më spektakolare ishte ajo që ndodhi me Lorenc Trashin. Në minutën e 40, mbrojtësi që aktivizohet me Partizanin dhe që sot mori për herë të parë minuta me kombëtaren, arriti të realizonte falë një goditje në hyrje të zonës.

Kaq në pjesën e parë ndërsa edhe në të dytën u luajt e njëjta muzikë. Fillimisht do të ishte një tranversë e Bares para se Rei Manaj të realizonte në minutat e fundit të takimit. Një zhbllokim ky edhe në aspektin psikologjik të futbollistit i cili në ndeshjen me Turqinë shpërdoroi shumë.

Në fund pati vend për pak festë pavarësisht se kjo ndeshje vlen sa për statistikë, pasi edhe matematikisht kuqezinjtë tashmë nuk kanë më asnjë shpresë për kualifikim. Kjo si pasojë e barazimit së Francës me Turqinë.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:43
Shënoi në debutim me Shqipërinë, Trashi flet pas ndeshjes: E nisa me emocione, ja çfarë më tha Reja

Lorenc Trashi shënoi në debutimin e tij me kombëtaren shqiptare përballë Moldavisë. Gramshioti shënoi një supergol në fund të pjesës së parë ndërsa është shprehur se ka realizuar ëndrrën e tij për të luajtur me Shqipërinë dhe për të shënuar një gol. 

"Kam realizuar një ëndërr. Jo vetëm timen por edhe të familjes sime të cilët kanë dashur gjithmonë të më shohin në majat e futbollit shqiptar dhe të luaj me kombëtaren shqiptare. Golin ia dedikoj familjes, prindërve dhe dy motrave të mia të cilët më kanë mbështetur në çdo moment''

Mesfushori tha se në fillim e mori ndeshjen me emocione por fjalët e trajnerit Reja e ndihmuan për të kapërcyer ngërçin e minutave të para. 

"Në fillim të ndeshjes kisha emocione. Por fjalët e trajnerit më ndihmuan shumë. Reja më tha se kjo ishte ndeshja ime dhe duhet të luaja pa frikë, siç luaja me Partizanin të luaja edhe për Shqipërinë, është e njëjta gjë. Është shumë herët për të folur për një vend në formacion por shpresoj të mbetem pjesë e kombëtares shqiptare"- ka thënë Lorenc Trashi. 

Ora 22:29
Manaj 'tallet' me portierin, Shqipëria shënon edhe të katërtin

Rey Manaj ka shënuar një gol me thembër përballë Moldavisë. Odise Roshi ka qenë protagonisti i të gjithë aksionit pas shpërthimit në krahun e djathtë. Manaj u fut në qendër dhe edhe pse kishte mbulimin e një mbrojtësi si dhe portierin, me një ndërhyrje elegante me thembër e shtyu topin drejt rrjetës. Shqipëria shënon fitoren e thellë 4-0 në Chisinau. Por jo vetëm, lushnjari pas golit të katërt ka bërë Rejan të buzëqeshë dhe pse mori një karton të verdhë, 

Ora 22:26
Reja i 'pakënaqur' nga avantazhi i Shqipërisë, por ndëshkohet nga arbitri

Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja nuk ngopet nga avantazhi i trefishtë dhe tregohet tepër aktiv, por në disa kritika drejtuar arbitrit e ka pësuar. Kryesori anglez, Chris Kavanagh menjëherë i ka drejtuar kartonin e verdhë italianit duke e paralajmëruar me dalje nga fusha. Pavarësisht se dhe nga ky veprim Reja mbeti i pakënaqur, duket se është qetësuar më pas për t'iu rikthyer heshtjes. 

Ora 21:57
Shqipëria tenton golin e katërt, Baren e ndal traversa

Shqipëria është futur edhe në këtë pjesë të dytë ofensive. Në minutën e 54' Keidi Bare tentoi golin e katërt por kësaj radhe kuqezinjtë u ndalën nga traversa. Portieri ishte i mposhtur por të pafat në kërkim të golit të katërt shqiptarët. 

Moldavia duket e dorëzuar në fushë teksa Shqipëria luan bukur duke sulmuar vazhdimisht. 

Ora 21:25
Nuk ndalet Shqipëria! Lorenc Trashi shënon si raketë golin e tretë

Lorenc Trashi ka shënuar golin e tretë të Shqipërisë përballë Moldavisë. Mesfushori i FK Partizanit sulmoi nga krahu i majtë dhe me një gjuajtje diagonale shënoi në portën moldave. 0-3 rezultati në Moldavi- Shqipëri. Pjesa e parë për kuqezinjtë mbyllet me një avantazh komod të trefishtë dhe me një lojë perfekte nga kuqezinjtë. Për gramshiotin në fakt kjo është ndeshja e parë me kombëtaren shqiptare të futbollit dhe Edy Reja jo më kot e vendosi titullar. 

Ora 21:19
Gabon portieri moldav, Keidi Bare dyfishon shifrat për Shqipërinë

Keidi Bare ka shënuar golin e dytë për Shqipërinë përballë Moldavisë. 2-0 udhëheqin kuqezinjtë pas 35 minutash lojë por kësaj radhe ka qenë portieri moldav i cili na ka bërë një dhuratë. Mesfushori Bare nuk kapi dot një top të gjatë, por Alexei Coselev nuk kontrolloi mirë topin duke e lënë të lirë për 22- vjeçarin i cili e shtyu drejt portës së boshatisur. 

Ora 21:06
Zhbllokohet sfida në Moldavi! Cikalleshi e çon topin në rrjetë

Pas 21 minutash lojë, Sokol Cikalleshi ka zhbllokuar sfidën në Chisinau. Shqipëria kalon në avantazh 1-0 përballë Moldavisë me golin e kavajasit Cikalleshi. Pas një krosimi nga krahu i djathtë Cikalleshi u gjend në zonë në momentin e duhur për ta çuar topin në cepin e majtë, aty ku portieri moldav nuk kishte asnjë shans për ta shmangur.

Ora 21:00
Cikalleshi kalon portierin moldav... por e nxjerr topin jashtë

Rasti i parë i rrezikshëm dhe Sokol Cikalleshi ka mundësinë të shënojë por e çon topin jashtë. Një top i gjatë nga mesfusha kapet nga kavajsi ndërsa portieri Cosolev del për t'i penguar aksionin. Bomberi shqiptar arriti të kalojë portierin por e çoi topin jashtë duke mos mundur ta mbajë brenda vijave kufizuese. Në minutat e para Shqipëria tregohet më kërkuese në lojë sesa Moldavia.

Ora 20:09
Shqipëria provon fatin sërish me fanella të bardha, numrin e Hysajt e merr Seferi

Përsëri Shqipëria do të luajë me fanellat e bardha ashtu sikundër Turqisë. Në dy katër ndeshje të cilat kuqezinjtë i kanë luajtur në transfertë kanë veshur fanellat e bardha, por kanë rezultuar pafat. 

Tre humbje dhe një fitore shënon Shqipëria me fanellat e bardha ndërsa tani provon edhe ndeshjen e pestë për të thyer mallkimin. Ajo çfarë bie në sy është se debutuesi në kombëtare, Taulant Seferi apo Sulejmanov siç njihet në Maqedoni, do të mbajë numrin 4 të Elseid Hysajt, kapiteni i kombëtares i cili për shkak dëmtimi nuk do të jetë as këtë ndeshje përballë Moldavisë. 

Ora 19:57
Pasi i uroi fitoren Kosovës, Meta kujtohet për Shqipërinë: Sot me kuqezinjtë, duke uruar më të mirën

Presidenti Ilir Meta i uron fitoren Shqipërisë në përballjen e sotme përballë Moldavisë. Urimi vjen disa orë pasi uroi Kosovën, e cila luan përballë Malit të Zi. Presidenti shkruan se sot është me kuqezinjtë dhe i uron më të mirë, që do të thotë fitoren. 

Në fakt ndeshja e Kosovës është më e rëndësishme se ajo e Shqipërisë, pasi dardanët luajnë për një vend në kualifikueset e EURO 2020 ndërsa kuqezinjtë i kanë mbyllur llogaritë para kohe duke humbur shanset.Herën e fundit që Meta ishte në stadium, Shqipëria fitoi 4-2 përballë Islandës dhe ai e fitoi si i çmendur në shkallët e stadiumit Elbasan Arena. 

Ora 19:22
Publikohen formacionet Moldavi- Shqipëri, Abrashi kapiten, Reja ul në stol Memushajn

Trajneri Edy Reja ka bërë dy ndryshime për ndeshjen përballë Moldavisë duke ulur në stol kapitenin Memushaj dhe Lenjanin. Në vend të tyre do të luajnë Amir Abrashi në mesfushë i cili do të marrë dhe shiritin e kapitenit ndërsa ka vend në formacion dhe për Lorenc Trashin, lojtarin e Partizanit i cili do të ketë shansin të luajë si mesfushor i majtë në vend të Lenjanit. 

Abrashi nuk luajti asnjë minutë përballë Turqisë, por mesfushori shtatshkurtër është me mjaft eksperiencë në kombëtaren shqiptare dhe një lojtar konstant sa i përket pozicionit të tij.

Ndërkohë Reja konfirmon në portë Strakoshën, në mbrojtje Veseli, Gjimshiti, Dermaku dhe Ismajli , më mesfushë Gjasulën dhe Baren duke hequr Memushajn dhe Lenjanin ndërsa sulmin ia beson përsëri dyshes Manaj- Cikalleshi. Sërish italiani tenton me skemën tradicionale 3-5-2. 

Ndërsa moldavët hedhin në fushë 11-shen, Coselev, Mudrac, Prepelita, Posmac, Graur, Reabciuk, Ionita, Anton, Cebotaru, Sidorenco dhe Suvorov.

Ora 18:56
Endrra për kualifikimin thuajse e përfunduar, por tifozët kuqezinj mbështesin kombëtaren edhe në Moldavi

Humbja kundër Turqisë nuk i ka smbrapsur tifozët shqiptarë për të ndjekur ndeshjen e radhës së kombëtares që luhet sonte në transfertë kundër Moldavisë. Një grup prej tyre siç dallohet nga videot shihet teksa janë grumbulluar dhe këndojnë në mbështetje të kombëtares në Chisinau.

Kuqezinjtë pas humbjes me Turqinë e kanë thuajse të pamundur misionin kualifikim, por tifozët edhe njëherë kanë treguar se e duan kombëtaren edhe në ditë të këqija. Më herët gjatë këtyre eliminatoreve mbështetësit kuqezinj kanë befasuar edhe në ndeshjen me Islandën në Elbasan Arena ku pothuajse e mbushën plot stadiumin. Edhe në Turqi, në Stamboll, ishte një numër prej 2500 tifozësh shqiptarë

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • stefi: 15/10/2019 12:28

    U zu ngushte nje kale i ngordhur dhe yp xhixhi. shqiptaret dhe preshi

    Përgjigju
  • Elton: 14/10/2019 22:45

    ...po Sokol Kushta ku e dinte që do shënonte Bare dhe Manaj..? Legjend Sokoli

    Përgjigju
  • Tifizi: 14/10/2019 19:46

    Mbas kësaj ndeshje objektivi ynë do jetë vendi i katërt.

    Përgjigju
    • Ttyyytgg: 14/10/2019 20:50

      Vendi I fundit

  • Loni: 14/10/2019 19:33

    Po nuk kapen vendin e trete, objektiv vendi i katert. Po nuk kapen vendin e katert, objektiv vend i panjohur jashte orbites

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë