Observatori Europian: Grupet shqiptare të drogës po rriten, “pengesë” për integrimin

Observatori Europian: Grupet shqiptare të drogës po rriten, “pengesë” për integrimin

pako me drogë

Fuqizimi dhe përhapja e bandave shqiptare të drogës ka bërë që edhe Observatori Europian i Krimit dhe Sigurisë (EU-CS) t’i kushtojë një artikull impaktit negativ që ato i shkatojnë vendit në prag të çeljes së negociatave me BE.

Sipas EU-CS, grupet shqiptare të drogës nuk janë mjaftuar me prodhimin e brendshëm të drogës, por kanë gjetur rrugë dhe ura lidhëse deri në Amerikën e Jugut, bazuar në raporte të shumta ndërkombëtare

“Bandat shqiptare kontrollojnë territore, prodhojnë investime e gjithashtu ndikojnë në politikë”, thotë raporti i fundit i “Open Society” mbi evoluimin e krimit të organizuar në Shqipëri.

“Shqipëria prodhon dhe eksporton sasi të mëdha marijuane sidomos në Europë. Eshtë vend tranzit për heroinën dhe kokainën afgane” citohet raporti i Departamentit Amerikan të Shteti në mars të këtij viti.

Shqipëria është regjistruar në hartën globale të drogërave dhe njihet si vend prodhues dhe shpërndarës, referuar një raporti botëror për drogën në vitin 2017 nga Kombet e Bashkuara.

Në artikullin e EU-CS, përmendet edhe një raport i Agjencisë Kombëtare Britanike e Krimit (NCA) i cili thekson se kërcënimi i grupeve kriminale shqiptare është domethënës. “Londra është baza e tyre kryesore, ndonëse janë shpërndarë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar”.

Ndër të tjera flitet edhe për mënyrën se si pastrohen paratë e drogës në Shqipëri. “Open Society” raporton se sektori i nddërtimit është kryesori, për të vazhduar më pas me kazinotë apo pikat e basteve.

“Aktivitetet e botës kriminale shqiptare kërcënojnë jo vetëm policinë ndërkombëtare dhe vëzhguesit e brendshëm në vend. Këshilli Europian vendosi të shtyjë bisedimet për çeljen e negociatave për vitin tjetër. Pra, përpjekjet për ndalimin e krimit në Shqipëri nuk kanë qenë të mjaftueshme. Qeverisë shqiptare do t’i duhet të punojë nga tani e deri në mesin e vitit 2019 për të bindur Këshillin Europian të hapë negociatat. Deri në atë datë,  premtimi: Do luftojmë krimin e drogën pa mëshirë, i bërë nga Rama në vitin 2013 duhet të prodhojë rezultate konkrete”,- mbyllet artikulli.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja