OBSH: Ebola ka shkaktuar mbi 3 
mijë viktima në Afrikën Perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë jep alarmin se numri i të vdekurve nga sëmundja EBOLA ka shkaktuar deri më tani më shumë se 3 mijë viktima në Afrikën Perëndimore. Përllogaritet se në këtë rajon, ku sëmundja është përhapur më tepër janë dhe 6,500 persona të infektuar.

Vendi që po vuan më shumë infektimin nga kjo sëmundje është Liberia, me 1.830 persona të vdekur deri më tani. EBOLA është përhapur me shpejtësi në vendet ku nisi kjo epidemi, kryesisht për shkak të mungesës së ujit të rrjedhshëm, raporton DR. MARIE-PAULE KIENY nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Kjo sëmundje konsiderohet si shkaktuesja me e madhe e vdekjeve në botë, dhe Presidenti Amerikan Barack Obama e ka konsideruar si një epidemi që “kërcënon sigurinë globale”.  Studimet e OBSH-së paralajmërojnë se deri në nëntor numri i personave të infektuar do të arrijë në 20,000.

Rreziku i përhapjes së saj është global dhe kërcënues, duke përfshirë dhe mjekët e infektuar gjatë trajtimit të të sëmurëve, me 375 të infektuar dhe 211 të vdekur si pasojë e Ebolës. 

Pavarsisht përpjekjeve për gjetjen e një vaksine në luftimin e këtij virusi vdekjeprurës dhe ndihmave ndërkombëtare për mbajtjen e tij nën kontroll, ende nuk është gjetur një zgjidhje dhe rastet e të infektuarëve shtohen dita ditës.

ebola

Redaksia Online
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës