OBSH jep alarmin: Deri në mars mund të regjistrohen mbi 2 milionë viktima nga koronavirusi në Europë

OBSH jep alarmin: Deri në mars mund të regjistrohen mbi 2 milionë viktima nga koronavirusi në Europë

Një qendër trajtimi e rasteve me COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të martën se në rast se vazhdon trendi i rritjes së rasteve me COVID-19, gjatë këtij dimri nga kjo sëmundje në Europë mund të vdesin rreth 700,000 persona.

Duke iu referuar rritjes drastike të rasteve me COVID-19 në kontinentin europian, OBSH-ja, tha se numri i vdekjeve mund të arrijë deri në 2.2 milionë.

OBSH-ja parasheh “stres të lartë në qendrat e kujdesit intensiv në 49 nga 53 shtete nga tani e deri më 1 mars 2022”.

"Vdekjet e raportuara kumulative parashikohen të arrijnë mbi 2.2 milion deri në pranverën e vitit të ardhshëm", shtoi OBSH.

COVID-19 është shkaku kryesor i vdekjeve në të gjithë Europën si dhe Azinë Qendrore, raportoi OBSH-ja.

Shtimi i rasteve në Europë po nxitet nga një kombinim i variantit shumë ngjitës Delta, mbulimit të pamjaftueshëm të vaksinimit dhe lehtësimit të masave të tilla si vendosja e maskave dhe distancimi fizik, tha OBSH, raporton AFP.

Sipas të dhënave të OBSH-së, vdekjet e lidhura me koronavirusin u rritën javën e kaluar në afro 4,200 në ditë, duke u dyfishuar nga 2,100 vdekje në ditë sa ishin në fund të shtatorit.

"Situata me COVID-19 në të gjithë Europën dhe Azinë Qendrore është shumë serioze. Ne përballemi me një dimër sfidues", tha në një deklaratë drejtori rajonal i OBSH-së për Evropë, Hans Kluge.

Ai bëri thirrje për një qasje "vaksina plus", që nënkupton respektimin e distancës sociale, përdorimi i maskave dhe larjen e duarve.

OBSH-ja tha se maskat reduktojnë mundësinë e infektimit me COVID-19 deri në 53 për qind sipas një studimi të fundit dhe "mbi 160,000 vdekje mund të parandalohen (deri më 1 mars) nëse arrihet mbulimi i përgjithshëm i maskave prej 95 për qind".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!