OBSH jep alarmin për shëndetin mendor: Një nga  8 njerëz në botë vuan nga depresioni! Shtohet bilanci pas pandemisë

OBSH jep alarmin për shëndetin mendor: Një nga  8 njerëz në botë vuan nga depresioni! Shtohet bilanci pas pandemisë

Organizata Botërore e Shëndetësisë u bëri thirrje sot të gjitha vendeve që të investojnë më shumë në shëndetin mendor, duke theksuar se dhimbja është e madhe dhe se shëndeti mendor i njerëzve në mbarë botën është përkeqësuar nga pandemia e Covid-19.

Para pandemisë, gati një miliard njerëz në mbarë botën vuanin nga një sëmundje mendore, tha OBSH në studimin e saj më të madh mbi shëndetin mendor global.

Gjatë vitit të parë të pandemisë, shkalla e depresionit dhe ankthit u rrit me një të katërtën.

Por investimet për shëndetin mendor nuk janë rritur: vetëm 2% e buxheteve kombëtare shëndetësore dhe 1% e çdo ndihme shëndetësore ndërkombëtare i kushtohet shëndetit mendor, tha agjencia e OKB-së.

 “Të gjitha këto shifra janë shumë të ulëta,” tha në një konferencë shtypi Mark Van Omeren nga Shërbimit i Shëndetit Mendor në OBSH.

Raporti thekson shkallën në të cilën “dhimbja është e madhe” në mbarë botën, tha ai.

Sipas saj, rreth një në tetë njerëz në mbarë botën vuan nga një sëmundje mendore, ku situata është më e keqe për ata që jetojnë në zonat e luftës, ku vlerësohet se shkalla është një në pesë.

Të rinjtë, gratë dhe ata që vuanin nga një sëmundje mendore ishin më të prekur nga pandemia dhe kufizimet e vendosura, tha Van Omeren.

Më shumë se 70% e njerëzve me sëmundje mendore po marrin trajtim në vende me shkallë të lartë të ardhurash, shkalla bie në 12% në vendet me të ardhura të ulëta.

Raporti bën thirrje gjithashtu për t’i dhënë fund stigmatizimit të sëmundjes mendore, duke theksuar se tentativat për vetëvrasje janë ende një vepër penale në 20 vende.

Ai gjithashtu vëren se edhe pse vetëm një tentativë vetëvrasjeje në 20 rezulton me vdekje, një në 100 vdekje në mbarë botën është për shkak të vetëvrasjes .

“Investimi në shëndetin mendor është një investim për një jetë më të mirë dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë ne,” tha Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës së OBSH-së, Antanom Gebregesous

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje