OBSH kërkon ‘veprim të menjëhershëm’ pas vdekjeve nga shurupi i kollës! Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022-it, shkak dyshohen ilaçet e kontaminuara
Logo e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH-së)
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë thirrje për "veprim të menjëhershëm dhe të koordinuar" për t'i mbrojtur fëmijët nga ilaçet e kontaminuara, pas një morie vdekjesh të fëmijëve që ndodhën vitin e kaluar, të lidhura me shurupet e kollës.
Në vitin 2022, më shumë se 300 fëmijë, kryesisht të moshës nën 5 vjeç, vdiqën nga dëmtimi akut i veshkave në Gambi, Indonezi dhe Uzbekistan.
Këto vdekje dyshohet se u shkaktuan nga ilaçe të kontaminuara, tha OBSH-ja në një deklaratë më 24 janar.
Shurupet e kollës, pa recetë, kishin nivele të larta të dietilenit glikolit dhe etilenit glikolit.
“Këta ndotës janë kimikate toksike që përdoren si tretës industrialë dhe mund të jenë fatale edhe nëse merren në sasi të vogla. Ato nuk duhet të gjenden kurrë në ilaçe”, tha OBSH-ja.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se shtatë vende kishin raportuar se kishin gjetur shurupe të kontaminuara në katër muajt e fundit dhe u bëri thirrje 194 shteteve anëtare në këtë organizatë që të veprojnë menjëherë për të parandaluar më shumë vdekje.
“Meqenëse këto nuk janë incidente të izoluara, OBSH-ja u bën thirrje palëve të përfshira në zinxhirin e furnizimit mjekësor, të ndërmarrin veprime të menjëhershme dhe të koordinuara”, tha OBSH./REL
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
-
Po
25.4%
-
Jo
16%
-
Nuk e di
58.6%
Vota total: 9655
Lajme të tjera
-
A i dini efektet magjike që ka çaji i mentes
29 Prill, 14:27
-
Shintigrafia 4 muaj jashtë shërbimit, trajtimi i fundit që prej janarit! QSUT për Report TV: Nuk kemi jod, jemi në procesi prokurimi
28 Prill, 13:02
-
A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake
25 Prill, 18:31
-
Menopauza: Bima që lehtëson afshet e nxehta, ul sheqerin dhe kolesterolin!
24 Prill, 14:15
-
A keni probleme me gjumin? Disa këshilla për të fjetur menjëherë
21 Prill, 13:56
-
Dita Botërore e Hemofilisë, 250 pacientë në Shqipëri, 1 në 4 të prekur është fëmijë! Mjekët thirrje çifteve të reja: Bëni analizat, e trashëgueshme
17 Prill, 16:18
-
OBSH: Hepatiti vret 3.500 njerëz në ditë
9 Prill, 15:41
-
Çfarë është paraliza e gjumit dhe si përjetohet?
9 Prill, 12:09
-
STUDIMI I OBSH/ Shqipëria në vendin e katërt për konfrontimet fizike mes adoleshentëve, gjithçka nis në rrjetet sociale
7 Prill, 08:15
-
Studimi, uji i ambalazhuar përmban nanoplastikë
25 Mars, 17:42
-
Shqipëria, e 7-ta më e ndotura në Europë, normat trefish mbi kufirin e OBSH-së
20 Mars, 08:21
-
OBSH: Fëmijët në Gaza po vdesin nga uria, situata në spitale e tmerrshme
5 Mars, 12:04