Përhapja e Ebolës në Europë është "i pashmangshëm"- ka deklaruar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) menjëherë pas zbulimit të katër rasteve të reja të infektimit me këtë virus në Spanjë.
 
"Raste të tilla të importuara dhe ngjarje të ngjashme si ato që kanë ndodhur në Spanjë ka shumë gjasa të ndodhin edhe në të ardhmen,."- deklaroi drejtoresha e OBSH-së për europën,  Zsuzsanna Jakab.
 
Gjithashtu këtë të hënë shkencëtarët parashikuan se shansi që Ebola të mbërrijë, deri në fund të Tetorit, në Francë është 75%, ndërsa për Mbretërinë e Bashkuar 50%.
 
Faktori që kontribuon më së shumti për përhapjen e Ebolës është vetë sjellja e virusit. Simptomat e saj godasin njerëzit në befasi dhe normalisht ndjekin një periudhë inkubacioni prej gati 21 ditësh. Periudhë gjatë së cilës nuk ka shënja të dukshme në personin e infektuar nga virusi.
 
Sipas ekspertëve të OBSH situata komplikohet së tepërmi dhe gjithashtu shpërhapja përshpejtohet edhe nga vetë sistemi i lëvizjes së lirë në BE. Një person mund të infektojë këdo që bie në kontakt në një hapësirë kohore të shkurtër, gjithashtu nëse është i lirë të udhëtojë ose të fluturojë drejt vendeve të ndryshme.
 
"Është gati pashmangshme ... se incidente të tilla do të ndodhin në të ardhmen për shkak të udhëtimit të gjerë si nga Europa drejt vendeve të prekura dhe anasjelltas ."- ka shtuar Jakab për mediat.
 
Ndërsa Daily Mail ka publikuar më herët një hartë virtuale ku simulon lëvizjen e mundshme dhe shpërhapjen e virusit në të gjithë botën. Gjithashtu sipas të përditshmes britanike me shumë gjasa Ebola do të shpërhapet nga SHBA-ja në Kinë, në një periudhë kohore prej gati 3 javësh.

ebola























Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)