OBSH: Vala e dytë e COVID do të luftohet pa vaksinë, nuk do të mbërrijë dot në kohë në të gjitha vendet

OBSH:  Vala e dytë e COVID do të luftohet pa vaksinë, nuk do të mbërrijë dot në kohë në të gjitha vendet

Michael Ryan

Shefi i urgjencave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Michael Ryan, në një deklaratë në rrjetet sociale ka paralajmëruar se vala e dytë e COVID do të luftohet pa vaksina, pasi ajo mund të mos mbërrijë në kohë për disa vende.

Ajo që kuptohet nga deklarata është se disa shtete duhet të përgatiten për të vazhduar edhe pa të, por duke marrë masa të tjera.

“Vaksina nuk do të mbërrijë në kohë për të luftuar valën e dytë të pandemisë së Covid-19 dhe shumë shtete do të vazhdojnë ta përballojnë pa vaksinën. Unë mendoj se do të duhet të paktën katër ose gjashtë muaj para se të ketë nivele të mjaftueshme të imunizimit të tufës. Ne duhet ta kuptojmë se kësaj radhe duhet të ‘ngjitemi’ në këtë mal pa vaksina”,  paralajmëroi shefi i urgjencave të (OBSH), Michael Ryan.

Kujtojmë që deri tani në botë janë infektuar 56,247,982 persona me koronavirus nga të cilët kanë ndërruar jetë, 1,349,380.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Njoni: 19/11/2020 09:30

    Ore din dikush të na thotë sa dallgë ka ky kovidi? Të mësojmë serfin të paktë, u pa puna.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5