OCDE-ja (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik) konstatoi sot një ngadalësim të ekonomive të mëdha botërore, duke vënë theksin kryesisht në rritjen ekonomike shumë të dobët dhe rezikun për deflacion në eurozonë.
Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik e ka ulur me 0,4 pikë velrësimin e saj, në raport me muajin maj, për rritjen ekonomike në vitin 2014 të PBB-së për zonën euro duke e llogaritur me 0,8 për qind dhe ka ulur me 0,6 pikë parashikimin për vitin 2015 duke llogaritur një rritje me 1,1 për qind.
Në Francë, sipas OCDE-së dhe vetë qeverisë franceze, parashikohet këtë vit një rritje me 0,4 për qind më pas me një për qind vitin e ardhshëm.
Gjermania, motori ekonomik i eurozonës, nuk është kursyer dhe parashikohet të ketë një rritje me 1,5 për qind këtë vit dhe mbi të gjitha nuk parashikohet asnjë përshpejtim i rritjes ekonomike për vitin 2015.
Ndërkohë që Italia ende nuk po e merr veten dhe sipas OCDE-së do të ketë një recesion me minus 0,4 për qind për këtë vit, ndërsa vitin tjetër një rritje ekonomike që arrin vetëm 0,1 për qind.
Krahasuar me eurozonën ekonomitë e tjera botërore po ecin më mirë, ndonëse sipas OCDE-së, edhe ato nuk shpëtojnë dot nga ky ngadalësim ekonomik.
"Në SHBA rimëkëmbja ekonomike është solide, rritja është në rrugë të mirë edhe në Japoni dhe në Kinë, ndërkohë që është në rënie në Indi. Në të kundërt ekonomia e eurozonës në një kohë afatshkurtër do të mbetet e dobët, ndërsa Brazili shpjet do të dalë nga recesioni.", gjykoi OCDE-ja./ATSH/
/Shqiptarja.com