Ode e Fatit, sërish në
skenën shqiptare

Ode e Fatit, sërish në<br />skenën shqiptare
Pas premierës së vitit 2008, “Carmina Burana” rikthehet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit këtë fundjavë.  Në skenë do të ngjiten këngëtarët lirikë Blerta Zhegu Erlind Zeraliu dhe Safet Berisha, ndërsa koreografia e re nga Arjan Sukniqi do të ekzekutohet në skenë nga balerinët Isida Mollaymeri, Erald Zela, Sokol Zhugri, Elona Nallbani, Elona Dervishi dhe Dion Gjinika. Baketa për këtë rivënie I është lënë dirigjentit të njohur Edmond Doko, I cili do të udhëheqë orkestrën në ekzektumin e njërës prej veprave më të paragjykuara në historinë e muzikës klasike të paktën deri në vitet 90. Pas kësaj periudhe duket “Carmina Burana” është rehabilituar nga përcaktimi “muzikë e degjeneruar” dhe “kremtimi I kulturës ariane”. Dalëngadalë ka zënë vendin e saj në repertorin të teatrove më prestigjoze të botës. Vepra zhvillohet në formën e një deklamacioni pa një subjekt të caktuar që nxjerr në pah rëndësinë e fatit në jetën njerëzore pasi ai vetëm rrotullohet dhe në çdo moment të vjen në ndihmë. Duhen përballuar tundimet satanike që në vepër identifikohen me djallin, i cili në çdo moment është i gatshëm të ndikojë koshiencën njerëzore. Libreti i Carmina Burana është një përmbledhje poezish të gjetura në një dorëshkrim të shekullit të XIII, i ardhur nga kuvendi Benediktbeuern. Termi Carmina Burana u zgjodh nga studiuesi Johann Andreas Schemeller në 1847 me rastin e publikimit të parë të dorëshkrimit. Një kod i tillë përfshin 315 vepra poetike mbi 112 fletë pergameni të zbukuruar me miniatura. Mendohej që të gjitha poezitë ishin të destinuara për t’u kënduar, por deri më sot është mundur te ndërtohet ecuria melodike vetëm e 47 prej tyre. Në 1937, kompozitori gjerman Carl Orff muzikoi disa pjesë të Carmina Burana, duke realizuar një vepër me të njëjtin emër për orkestër, kor e tre solistë. Orff zgjodhi të krijonte një muzikë të re, ndonëse në dorëshkrimin origjinal gjendej një gjurmë muzikore për disa prej tyre.
Mes këngës dhe baletit
Ashtu si cdo vepër edhe Carmina Burana ka pjesët e saj popullore,që janë përdorur edhe në filma si kolona zanore sic  është rasti i  pjesës “O Fortuna”. Por vepra njihet si një përzierje e muzikës me kërcimin duke joshur mjaft koreografë të njohur që prej 900-ës, nga Mary Wigman tek John Butler. Ndryshe nga versioni koncertor, versioni i koreografuar është menduar për të pasuruar dinamikën e fortë të tingullit të Orff me motive të reja dinamiko - koreorafike duke u frymëzuar nga e njëjta punë që Orff bënte në shkollën e themeluar prej tij duke bashkuar në një muzikën, veprimin dhe këngën.
 Carl Orff  kompozitori me sfond naziskin
Ka lindur ne Monako në vitin 1895, në një familje bavareze e borgjezisë së lartë, shumë aktive në ushtrinë gjermane. Orff gjithmonë ka refuzuar të flasë hapur për të kaluarën e tij. I ati ishte ushtarak dhe nëna e tij pianiste. Në moshën 5-vjeçare nis të studioje piano, organo dhe violonçel. Studioi në Konservatorin e Monakos deri në vitin 1914. Ka punuar në operan e  Mannheim e në operan e Darmstadt dhe më pas u kthye në Monako për të plotësuar edukimin e tij muzikor. Në vitin 1924, themelon në Monako, së bashku me miken e tij Dorothea Günther,  Günther Schule, të specializuar në mësimin e muzikës, vallëzimit dhe gjimnastikës. Kështu mundi të zhvillojë teoritë e tij mbi edukimin muzikor: Ndërsa bashkëpunimi i Orff me partinë naziste është shumë i debatuar, është i padiskutueshëm suksesi i tij me Carmina Burana, që nga shfaqja e parë e saj në Frankfurt në 1937. Orff është i njohur kryesisht për veprën Carmina Burana. Është e para opera e triologjisë së quajtur Trionfi, që përfshin Catulli Carmina e  Trionfo di Afrodite. Këto kompozime reflektojnë interesin e tij që shtrihet nga poezia lirike antike tek poezia goliadrike mesjetare latine. Shumë tema nga dashuria tek filozofia e ushqimi i mirë, janë të lidhur me lajtmotivin e kohës që kalon në mënyrë të pamëshirshme; autori krijon vendosmërisht një muzikë të thjeshtë, për kor e orkestër,  e ndërtuar me ritme të fuqishme të përshkruara nga tingull i pasur.

(Marre nga suplementi "Fundjava" e gazetës Shqiptarja.com)
sg/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut