Odiseja e 'Xhaçkës' s'ka fund! Bardhi kërkon rivotim në Kuvend! Vë në dijeni dhe ambasadat

TIRANE- Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i ka kërkuar Kryeparlamentares Elisa Spiropali, të zbatojë rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe të votohet në Kuvend dërgimi i mandatit të Olta Xhaçkës në gjykatën Kushtetuese. Në një letër që ju është dërguar edhe ambasadorëve të vendeve mike, shkruhet:

 “Qëndrimi personal i Kryetares së Kuvendit dhe i mazhorancës socialiste, pas publikimit të Opinionit të Komisionit të Venecias, është jo vetëm i papranueshëm, por jashtë çdo logjike njerëzore dhe politike. Ju nuk po i përmbaheni zotimit tuaj publik që do të vepronit sipas Opinionit të Komisionit të Venecias dhe do ta zbatonit atë. Ju po tregoni se investuat kot Komisionin e Venecias dhe nuk po e respektoni autoritetin e tij. Ju po jepni shembullin e paprecedent në një vend demokratik, që nëse nuk pëlqehen vendimet e gjykatave atëherë ato mund të mos zbatohen”.

Grupi Parlamentar i PD kërkon që të nisin procedurat parlamentare, në seancën më të parë plenare, për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe dorëzimin e Xhackës pranë kësaj gjykatë.

Për Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, “qëndrimi personal i Kryetares së Kuvendit dhe i mazhorancës socialiste, pas publikimit të Opinionit të Komisionit të Venecias, është jo vetëm i papranueshëm, por jashtë çdo logjike njerëzore dhe politike. Ju po sajoni/deformoni qëndrime që nuk gjejnë asnjë mbështetje, në asnjë fjali dhe në asnjë paragraf të Opinionit të Komisionit të Venecias. Ju po bëni interpretimin sipas asaj që ju do të dëshironit të shprehej Komisioni i Venecias dhe jo sipas asaj që është shprehur qartësisht Komisioni i Venecias. Ju nuk po i përmbaheni zotimit tuaj publik që do të vepronit sipas Opinionit të Komisionit të Venecias dhe do ta zbatonit atë. Ju po tregoni se investuat kot Komisionin e Venecias dhe nuk po e respektoni autoritetin e tij. Ju po jepni shembullin e paprecedent në një vend demokratik, që nëse nuk pëlqehen vendimet e gjykatave atëherë ato mund të mos zbatohen.” – thuhet në shkresën e kreut të grupit demokrat.

 
Letra vjen, pasi një ditë më parë, në seancën plenare, Spiropali ua mbylli derën veprimeve të tjera të parlamentit për këtë çështje.

Olta Xhaçka akuzohet nga opozita prej dy vjetësh se ka shkelur Kushtetutën kur bashkëshorti i saj u shpall nga qeveria investitor strategjik dhe mori në përdorim zonë bregdetare në Himarë.

Kërkesa e Gazment Bardhit për rivotimin e e mandatit të Olta Xhaçkës në Kuvend

 

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 13/12/2024 15:06

    o gore,po mylle iher gojen se mban era mut saliu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    13 Dhjetor, 14:13

    Në grup Anglia, Serbia, Letonia e Andorra, a shkon Shqipëria në Botëror?



×

Lajmi i fundit

Tjetër ‘shans’ bizneseve që duan statusin e ‘investitorit strategjik’! PS propozon shtyrje afati deri në vitin 2026

Tjetër ‘shans’ bizneseve që duan statusin e ‘investitorit strategjik’! PS propozon shtyrje afati deri në vitin 2026