Katër shoqata të grave që veprojnë në Shqipëri janë bërë bashkë për të dënuar fjalorin e rëndë që politika përdor për të sulmuar “armiqtë”. Shembujt janë të shumtë në të përditshmen tonë sa herë që bëhet fjalë për të kundërshtuar një mendim apo veprim ndryshe.
Në të vërtetë është një problem që nis në bërthamë. Duket se është një “ves” që nuk përjashton askënd, sigurisht politika apo personat VIP janë më të dukshëm, më në piedestal. E megjithatë zërat në publik që e vënë re, dhe të paktën përpiqen të korrigjohen apo të ndryshojnë po shtohen. Për shembull disa zëra në median shqiptare, shpeshherë tepër agresivë, sot duken më të butë dhe reflektivë. Në politikë gjithashtu ka zëra që tregojnë se kanë dëshirë për të ndryshuar. I vetëpërmbajtur dhe konstruktiv këto kohë po përpiqet të tregohet lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Deri kur? Shpresojmë që maturia, sjellja qytetare dhe mprehtësia kritike si opozitar, ta kenë pushtuar përgjithnjë.
Presidenti i Republikës Ilir Meta shfaqet i dyzuar: Një ditë superagresiv, të nesërmen i butë e me mace në dorë. Duket që janë përpjekje për të mbajtur të tijën “qetësi e dashuri”, por duket se për të është ende shumë e vështirë të shkëputet nga bërthama e trazuar nga e cila është përbërë.
Nuk heqin dorë nga disa metoda ofenduese ish-kreu i PD-së Sali Berisha dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi. Maturia, pjekuria, qytetaria në komunikim, duket e vështirë për të dy eksponentët e lartë të politikës shqiptare. Në të vërtetë ishte rasti i fundit i sulmit të Kryemadhit ndaj Ministres së Drejtësisë Gjonaj, që vuri në lëvizje 4 shoqatat e grave.
E megjithatë, nëse e vini re, asnjë shoqatë, deri më sot nuk ka dalë “t’i mbyllë” gojën e ofendimeve ish-kryeministrit Berisha. Në gjithë këto vite i lënë i lirë të shajë e të bëjë intriga për cilindo kundërshtar, ka infektuar një pjesë të mirë të opinionit publik që merr frymëzim pikërisht nga ai.
Nuk është e rastit që shoqatat e grave ngrenë zërin dhe kërkojnë “t’i mbyllet goja” një gruaje si Monika Kryemadhi. Eshtë më e lehtë dhe më e kollajtë me të. Një burri si Sali Berisha, janë të paktë ata që guxojnë t’i thonë se ç’duhet të bëjë. Sidomos të mbyllë gojën ndaj ofendimeve dhe sharjeve vulgare për këdo. Frika ndaj tij ende ekziston.
Nuk preket se qelb a preket mu.... i?
PërgjigjuMe rendesi eshte "asnje"-ja.ne te hyne te vendit dhe te huajte,ketej dhe pertej oqeanit.
PërgjigjuZonja alba.pershendetje.jam dakord me gjithecka qe shkruan.por saliu eshte saliu.asnje nuk merr persiper ta denoje
PërgjigjuGoja e cthurur kur nuk pushon ,nuk mbyllet me protesta por me gjuhen e ligjit ,sic e ka bota demokratike
Përgjigju