Kloudia Diop, është një 19 vjeçare nga Kameruni. Për vite të tëra ajo është ofenduar dhe ngacmuar nga të gjithë, për shkak të lëkurës së saj ‘’shumë të zezë’’.

Por duke u rritur, ajo kuptoi se më e rëndësishme nuk është pamja e jashtme, por veprimet që dikush kryen.

Dhe fundja ajo nuk kishte bërë asgjë të keqe. Nuk ishte në dorën e saj siç nuk është në dorën e askujt për të vendosur sesi do jemi nga paraqitja e jashtme.

19-vjeçarja sot për fatin e saj të mirë ka kaluar çdo lloj kompleksi për shkak të ngjyrës së lëkurës dhe është një modele mjaft e famshme.

[gallery]19301[/gallery]