Vetëm 141 ditë zgjati aventura e Sylvinho-s te Lyon në Francë, pasi trajneri u shkarkua për rezultatet të dobta. Për ta zëvendësuar në media është përfolur emri i Jose Mourinho-s, që siç duket nga deklaratat e presidentit të klubit francez nuk ka qenë thjeshtë një hipotezë.
Jean-Michel Aulas në një intervistë të fundit për emërimin e Mourinho-s në stolin e Lyon është shprehur: “Ne patëm diskutime mjaft interesante me SMS me Mourinho-n. Ishte shumë e këndshme për të gjithë.”
Më pas Aulas zbuloi diçka interesante përsa i përket ‘Special 1’, i cili pas 20 vitesh e nisi sezonin jo në krye të një skuadre: “Ai nuk iu përgjigj propozimit tonë për t’u takuar dhe biseduar sepse e ka zgjedhur një klub tashmë.”
Nuk dihet me saktësi skuadra që Mourinho do të drejtojë, por sipas mediave flitet për Tottenham, që më gjasë do të ndërpresë bashkpunimin me Pochetino-n.