Oficerët e sigurisë në shkolla, Gert Janaqi në ‘Report Tv’: Projekt i jashtëzakonshëm, 150 'kujdestarë' në terren

TIRANË- I ftuar në studion e ‘Report Tv’, Gert Janaqi, Drejtor i Institutit të Zhvillimit të Arsimit, ka folur mbi rolin e oficerit të sigurisë në shkolla. Në fjalën e tij, ai ka shpjeguar se në shkolla, roli i tyre do të jetë ai i një kujdestari, për të cilin kanë edhe mbështetjen e prindërve. 

Sipas Janaqit, do të ketë plot 150 efektivë, të cilët do të operojnë në gjimnazet e vendit për të siguruar një vit shkollor pa incidente.

Principi është që ata të sinjalizojë por gjithashtu kanë një rol kujdestar. Për ta do të krijohen ambjente brenda shkollave, që edhe ata të jenë në kushtet e tyre.

Gert Janaqi, drejtor i Institutit të Zhvillimit të Arsimit

I pyetur se çfarë ndikimi ka tek nxënësit, një nismë e tillë, Janaqi është shprehur se në shkollat pilot ku edhe është testuar nisma rezultatet kanë qënë befasuese ndonëse jo të menjëherëshme.

Kemi pasur rezultate befasuese. 15 efektivët e parë të parët fituan një klimë besimi por është një marrëdhënie e cila nuk ndërtohet në një ditë. Oficeri mund të zhvillojë konsultat në grup por edhe individualët. Efektivi nuk do ta zëvëndësojë psikologun apo punonjësin social.

Gert Janaqi, drejtor i Institutit të Zhvillimit të Arsimit

Për të ardhmen, zyrtari i ministrisë së Arsimit u shpreh se një nisme e tillë mund të shtrihet edhe në shkollat 9-vjeçare, gjithmonë nëse ka të njëjtat rezultate siç kanë pasur shkollat pilot.

Ka qënë një projet i jashtëzakonshëm dhe gjykuam që një model për të cilin kishim edhe përqimin e prindërve. Gjykuam që mosha e re e efektivëve do të ishte më e mirë për shkak të moshës së adoleshentëve. Pra do të përshtateshin.

Gert Janaqi, drejtor i Institutit të Zhvillimit të Arsimit

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta