Një oficer policie në Milano të Italisë, Francesco Imprezzabile, humbi jetën teksa po ndiqte me shpejtësi prej 180 kilometrash në orë 26-vjeçarin shqiptar Genti Berisha, i cili po tentonte të arratisej me automjetin e tij.
Oficeri i Policisë u rrëzua nga motoçikleta e tij gjatë ndjekjes, ç’ka solli edhe vdekjen e tij. Ndërkohë 26-vjeçari shqiptar, Genti Berisha, i cili u arrestua pas aksidentit, është lënë në arrest shtëpie me byzylyk elektronik.
Berisha akuzohet për ‘shmangie nga pakujdesia’ dhe ‘shkaktim vdekjeje’. Sipas rindërtimit të skenës së ngjarjes, i riu nuk iu bind një sinjali ndalimi, duke çuar në ndjekjen që la të vdekur oficerin.
“Berisha ka marrë përgjegjësi të plotë dhe ka kërkuar falje përsëri”, tha avokati i 26-vjeçarit shqiptar.
Siç shpjegoi avokati Fabrizio Cardinali, gjatë marrjes në pyetje i riu mori përsipër “përgjegjësinë e plotë për kryerjen e këtij akti instiktiv dhe të pamatur, duke e gjykuar gabim situatën si një individ i papjekur” dhe më vonë shprehu “vjen keq, vërtet jam i shqetësuar emocionalisht”, duke kërkuar përsëri falje.
Sipas avokatit, i riu shqiptar kishte deklaruar se nëse do i kishte menduar pasojat, nuk do të ishte larguar. Po ashtu, i riu shqiptar ka thënë se nuk e kishte vënë re që oficeri i Policisë ishte rrëzuar.
I riu thuhet gjithashtu se është gati të dëmshpërblejë familjen e oficerit, brenda mundësive ekonomike që ai ka.
Ndërkohë në dëshminë e tij, Genti Berisha tha se nuk u ndal në pikën e kontrollit në zonën e Ponte Lambro, sepse kishte drogë me vete.
Komente








