OFL ndalet në Lezhë, dy të dënuar për trafik droge duhet të justifikojnë pasurinë, kush është 'Titi i Ukës' dhe lidhjet me PD-në

TIRANË - Operacioni "Forca e Ligjit" i ka dërguar me shkrim kërkesën për të vetëdeklaruar pasurinë dy personave me banim në Lezhë, të dënuar për trafik të lëndëve narkotike, të cilët kanë afat 48 orë për të dorëzuar autodeklaratën, përgjigjet e të cilëve do t'i dërgohen SPAK-ut.

Dy subjektet e radhës në sitën e OFL-së janë Edmond Sufja dhe Astrit Limani banues në Lezhë, të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

"Me qëllim evidentimin dhe dërgimin në SPAK, të të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special, OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse. Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi", njoftoi policia e Shtetit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:44
Në shënjestër të OFL-së, kush është biznesmeni trafikant droge, lidhjet politike të 'Titit të Ukës' me PD Lezhë

Njëri nga dy emrat të cilëve OFL-ja u ka dërguar formularin për justifikimin e pasurisë është edhe Astrit Limani, i njohur edhe me mbiemrin Nimani. Në 10 maj të vitit të kaluar ai u arrestua, pasi ishte në kërkim nga drejtësia italiane i dënuar me 13 vite burg për organizatë kriminale në trafikun e drogës. 49-vjeçari që njihet edhe si "Titi i Ukës" u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali.

Ai ka disa biznese në Lezhë. Për Limanin në 2015 ka pasur edhe një hetim për të gjitha pasuritë e ngritura kryesisht në Shëngjin, që dyshohet të kenë ardhur nga veprimtaria kriminale. Në vitin 2015, me vendim të Prokurorisë për Krime të Rënda, atij i ishin sekuestruar 230 apartamente banimi në tre pallate në Shëngjin në vlerën rreth 10 milionë euro. Limani është administrator dhe ortak me 40% i kompleksit turistik “Marina San Giovani Ermiri Palace”, në Shëngjin dhe i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në qershor të vitit 2013.

Por angazhimi i tij ka qenë edhe politik. Në vitin 2013, Astrit Limani ishte anëtar i Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Lezhës, nën siglën e Partisë Ora e Shqipërisë, e cila ishte në koalicion me Partinë Demokratike. Ai ishte edhe anëtar i Komisionit të Urbanistikës dhe Programeve të Zhvillimit, nënkryetar i Komisionit të Arsimit Kulturës dhe sporteve dhe anëtar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financës në këtë këshill bashkiak.

Astrit  Limani ka qenë disa herë i dënuar në Itali për trafik të drogës nga Shqipëria drejt shtetit fqinj. Edhe në vitin 2013, ai është arrestuar nga autoritetet serbe në pikën e kalimit kufitar të Merdarës, në kufirin me Kosovën. Nimani arriti të largohej nga territori i Shqipërisë vetëm pak orë para se të shpallej në kërkim nga policia, ku mundi që të kalonte i qetë doganën në Morinë.

Ai është ekstraduar në Itali më 20 dhjetor 2013 për të vuajtur dënimin dhënë në mungesë nga gjykata e Milanos (në nëntor 2009) me 7 vite burg për trafik narkotikësh dhe evazion fiskal. Për shumë vite Nimani nuk është ngacmuar nga policia por edhe nga prokuroria e Lezhës, ndërkohë që drejtësia italiane ka vendime ndaj tij që datojnë që nga vitit 2005. Edhe pse i kërkuar, në 2013 ka mundur të bëhet dhe anëtar i këshillit bashkiak të Lezhës, ndërkohë që në 2019 u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali.

Pasuritë e vëna nën sekuestro në plazhin e Shëngjinit në vitin 2015:
1-Një godinë 5-katëshe, Hotel-Bar-Restorant, me sipërfaqe totale 7940 m2
2-Një godinë 13-katëshe, me sipërfaqe totale 5000 m2, ku përfshihen: 65 apartamente banimi, njësi tregëtimi dhe garazhe.
2-Një godinë 13-katëshe, me sipërfaqe totale 6500 m2, ku përfshihen: 65 apartamente banimi, njësi tregëtimi dhe garazhe.
4-Një godinë 10-katëshe, me sipërfaqe totale 9500 m2, ku përfshihen: 90 apartamente banimi, njësi tregëtimi dhe garazhe parkimi.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ofleshi: 22/02/2020 09:45

    Ore po ne Mirdite po gjuhen me snajper e ju nuk shkoni me pyet fare, apo i mbon Lleshi mirditoret e flliq!!!

    Përgjigju
  • Selenice: 21/02/2020 23:27

    Në Vlore kur do vini?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!