OFL godet sërish në Tiranë, i kërkon të justifikojnë pasurinë mikut të Shullazit dhe anëtarit të bandës së Shijakut (VIDEO)
Operacioni Forca e Ligjit i dërgon kërkesën për të dorëzuar vetëdeklarim për pasuritë e tyre dy personave të tjerë, të dënuar nga gjykata, njëri për trafik droge, tjetri për kanosje. Ata janë Pajtim Serjani i dënuar për gjobëvënie me tre vite si dhe Orges Jahelezit, i dënuar për trafik droge, si pjesë e grupit të Shijakut.
TIRANE- Operacioni "Forca e Ligjit" i dërgon kërkesën për të dorëzuar vetëdeklarim për pasuritë e tyre dy personave të tjerë, të dënuar nga gjykata, njëri për trafik droge, tjetri për kanosje. Ata janë Pajtim Serjani i dënuar për “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” me tre vite si dhe Orges Jahelezit, i dënuar për trafik droge në bashkëpunim, si pjesë e grupit të Shijakut.
Serjani dhe Jahelezi do të duhet të dorëzojnë brenda 48 orëve pranë OFL-së auto-deklaratën me pasuritë e tyre janë:
"Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme", tha zëdhënësja e OFL-së në një deklaratë për mediat nga Policia e Shtetit.
OFL i kërkoi të justifikojë pasurinë/ Orges Jahelezi pjesë e grupit të Shijakut, mes të arrestuarve për laboratorin e drogës në Has
Orges Jahelezi të cilit OFL i kërkoi sot të justifikojë pasurinë, njihet si anëtar i grupit të Shijakut i cili u arrestua gjatë operacionit “VOL-VO 4” pas zbulimit të laboratorit të drogës në Has. Grupi kriminal trafikonte kokainën në Gjermani dhe disa vende të Europës. Grupi i Shijakut drejtohej nga Astrit Avdyli, ndërsa në pranga asokohe u vunë edhe vëllezërit e tij dhe disa anëtarë të bandës. Gjatë operacionit u godit laboratori i heroinës në fshatin Brenog të Hasit dhe si dhe u sekuestruan pajisjet që shërbenin për përpunimin dhe presimin për ta trafikuar më pas në vendet e BE-së. Një pjesë e lëndës narkotike ishte paketuar gati për trafik. Ai është hetuar nga dosja 339.
OFL i kërkoi të justifikojë pasurinë/ Kush është Pajtim Serjani? Mik me Shullazin! Në 2015 i shpëtoi atentatit tek Rruga e Kavajës
Pajtim Serjani të cilit OFL i kërkoi sot të justifikojë pasurinë, është një emër i njohur për policinë e Tiranës, pasi është arrestuar dhe dënuar për gjobëvënie me tre vite, ndërsa aktualisht është i lirë, pasi e ka përfunduar dënimin. Serjani u dënua për gjobëvënie ndaj një biznesmeni në vitin 2014. Në vitin 2015 Serjanit i është bërë atentat të Rruga e Kavajës, ndërsa lidhur me këtë ngjarje asokohe u arrestuan Aurel dhe Amarildo Hoxhallari.
Serjani lëvizte në Tiranë me makina të blinduara ndërkohë që njihet si miku i Emiljano Shullazit. Në shtator 2017 policia i sekestroi Serjanit katër makina të blinduara më vlerë 1 milion euro. Tre prej makinave rezultuan të trafikuara nga vendet e BE, njëra prej të cilave me targa të falsifikuara.
Ta mbaj PS me shendet ky se la lesht mbas PS se
PërgjigjuI la per p e satome hahaha kush si pse kur po mjjaft o njerez mjaft
Kush la lesht pas ps o ani? Dhe perse i la lesht?