Një i dënuar për prostitucion dhe një i kërkuar në Itali si pjesë e një grupi kriminal u vunë në sitën e Operacionit Forca e Ligjit këtë të enjte, për të deklaruar pasuritë. Fatjon Manebaj, Denis Qordja (Dervishi) dhe një person me inicialet L.D nga Tirana, kanë 48 orë kohë për t’i dërguar OFL-së formularin e vetëdeklarimit me pasuritë të cilat zotërojnë.
Fatjon Manabej është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma si dhe Interpol Tirana, pasi është dënuar nga shteti italian në shtator të vitit 2007 për pjesëmarrje në organizatë kriminale. Ai u arrestua në vitin 2014 dhe u lirua pasi vuajti dënimin në vendin tonë.
Ndërsa Denis Qordja, i njohur ndryshe edhe si Denis Dervishi është bërë i njohur nga dënimet që ai ka vuajtur nën akuzën e trafikut të prostitucionit.
Denis Qorda rezulton se ka kapital ekonomik më të madh në Tiranë. Qordja sipas një raporti policor rezulton të ketë në pronësi të tij automjete, një furrë buke hapur në 12 shtator 2019, një kompani me vëllain dhe apartamente, lavazh e biznese të tjera. “Shqiptarja.com” mëson se Denis Qordja për shkak të problemeve me ligjin ka ndryshuan mbiemrin e tij, nga Dervishi në Qordja.
Nërkohë OFL-ja ka evidentuar Denis Qordjen dhe në një biznes tjetër që ai e zotëron së bashku me vëllain e tij, pikërisht “Zigrifarm” që ka si objekt “Kultivimin, rritjen dhe tregtimi i kulturave bujqësore dhe blegtorale”. Në këtë kompani të themeluar në muajin prill 2019, Denis Qordja ka 51% të aksioneve me vlerë kapitale prej 25 milion e 500 mijë lekë të vjetra. Ndërsa pjesën tjetër të aksioneve të kësaj kompanie prej 49 për qind e ka vëllai i tij Alfred Dervishi.
Një ditë më parë, Mustafa Lici i ktheu përgjigjen e parë refuzuese OFL-së duke mos pranuar të deklarojë pasurinë, me argumentin se djali i tij Ibrahim Lici nga Shkodra, nuk është person në hetim e për rrjedhojë as subjekt i OFL-së.
I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3907
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Atentati në Shkodër/ Zbardhet dëshmia e policëve: S’e njohëm personin e 3 nëse ishte Ibrahim Lici! Gjykata i liron nga qelia, pezullohen nga detyra
22 Nëntor, 13:11
-
Atentati me 4 të vrarë në Shkodër, arrestohen 4 policë! Nuk shoqëruan për identifikim personin e tretë në makinë, akuzohen për 'shpërdorim detyre' (EMRAT)
20 Nëntor, 14:23
-
Atentati në Shkodër, Dervishi në Report Tv: Ditën e ngjarjes kryepolici i Shkodrës ishte në Tiranë për të dhënë dorëheqjen
12 Nëntor, 18:55
-
Atentati në Shkodër: Hoxha në Report Tv: Personi i 3 në makinë është Ibrahim Lici, policët e lanë të largohet! Softa: Kanë skema të njëjta, ja pse dështoi policia
12 Nëntor, 18:54
-
Masakra me 4 të vrarë, dyshohet se policët e Shkodrës lanë të ikte personin e tretë! AMP i kallëzon për shpërdorim detyre
12 Nëntor, 13:37
-
Masakra e Dobraçit me 4 viktima, çështja i kalon për hetim SPAK-ut! Prokuroria e Shkodrës shpall moskompetencën
11 Nëntor, 10:23
-
Flamur Vezaj: Shteti ra në Shkodër! SPAK-u, BKH-ja, SHISH-I, prokuroria e Shkodrës dhe Policia dështuan (FOTO)
9 Nëntor, 14:17
-
Atentati në Shkodër/ Personi i tretë dyshohet Ibrahim Lici, mund të jetë qëlluar me 2 plumba! U mjekua në jug? Kontrolle në klinikat private në Vlorë e Fier
8 Nëntor, 12:43
-
‘Metamorfoza’, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Pëllumb Gjokës e 6 të tjerë
8 Nëntor, 10:36
-
Pamje nga kamerat e sigurisë/ Si u vodh 'Range Rover Sport' që u përdor në atentatin e Shkodrës
5 Nëntor, 14:34
-
Atentati në Shkodër/ Dëshmia e Mustafa Licit: Djalin e kisha besimtar, falej 5 herë në ditë. Me Arlind Bushatin ishin shokë të ngushtë, i vranë kot
5 Nëntor, 10:01
-
Atentati në Shkodër/ Makina e djegur e autorëve u vodh në prill në Durrës! Dyshime se Ibrahim Lici u plagos! Kontrolli në klinika private pa rezultat
4 Nëntor, 11:16
turp me kto gjera e keni ber ket ligjin italian antimafia sikur na udheheqin ata pepinot kan punuar njerzit mbas vitesh e vite kujtohen breshkaxhit keni shitur drog thojn dhe ke bler pasuri po njeriu evulon ben tregti gjera plot sesht vetem droga e pepinove qe njerzit bejn lek po gabim shteti shqiptar qe mer njerzit ne qaf ne vend te mbylli dyert aty e te ruaj popullin e vet bashkepunojn marin njerez ne qaf spo kapin hajdutet qeveritar qe po bejn pall ariu e meren me popullin ofl leshit barbonat
PërgjigjuSa turp lat nam
PërgjigjuSa e shemtuar esht kjo ishte m mir me syze
PërgjigjuOFL-ja te zbarkoje tek Like Floriri dhe tek Mona Cizmja dhe ti kerkojne llogari per gjirhcka i kane vjedhur ketij populli. Po keshtu edhe tek Sali Keimineli qe akoma kerkon te dderdhet gjaku lume
PërgjigjuKurse ketyre te partis socialiste jo se jan burra te mire? Na lat mbrapa me keto mendesi