SHBA - Policia e Pitsburgut arrestoi një vajzë 26-vjeçare si shpërndarëse të heroinës në një kuti të patateve të skuqura të dyqaneve McDonalds.

Punonjësja e McDonalds u kap nga policia në momentin që po mundohej të shiste heroinën të ambalazhuara në kutinë e patateve të skuqura. 26-vjeçarja vëzhgohej prej disa kohësh në lidhje me aktivitetin e saj kriminal.

Autoritetet pretendojnë se shitësja e heroinës e dinte kur dikush donte të blente drogë. Sipas një gazete lokale të Pitsburgut, konsumatorët afrohen në makinën e 26-vjeçares dhe i thonë: "Do të doja të porosisja një lodër".

Më pas, konsumatorit i dorëzohet një kuti e dyqaneve McDonalds që përmban heroinë.

Brenda kutisë me heroinë ofrohej dhe një lodër me mbishkrimin 'Vakt të Mbarë'.


(v.gj/shqiptarja.com)