Edhe Eduardi u kthye! U kthye të na ndriçojë, të na japë shpresë, të na sjellë përvojën e ëndrrës amerikane, të na thotë se gjërat janë mirë dhe që do bëhen edhe më mirë tani që ai u kthye. Teksa ulem të shkruaj për kthimin e Eduard Selamit në skenën politike shqiptare, e marr parasysh që ashtu si unë edhe shumë të tjerë po i japim pak më shumë vëmendje sesa ç’meriton një ngjarjeje disi periferike për politikën shqiptare në pragzgjedhje, dhe ndoshta jemi duke e faktorizuar pak më shumë se ç’duhet Selamin. Por preferoj më mirë ta faktorizoj, sesa të pranoj në heshtje imponimin mediatiko-politik që po u bëhet shqiptarëve për rastin në fjalë, duke qënë se bëhet fjalë potencialisht për dikë që nesër do jetë përfaqësues i popullit në Kuvend, e që rrjedhimisht duhet analizuar me hollësi.
Së pari, duke folur si qytetar i thjeshtë e jo si opozitar, jam absolutisht i zhgënjyer nga qëndrimi banal i një njeriu demek “të pastër”, “me integritet” e me frymë “perëndimore”, përkarshi PD-së e veçanërisht Sali Berishës, sidomos kur kujtoj që ishte pikërisht Berisha që e zboi me dru Selamin nga Shqipëria në 1995-ën. Zhgënjimi është serioz pasi përgjatë qeverisjes së PD-së prej 2005-ës, Selami ka mbajtur qëndrime diametralishtë të kundërta sa i përket ngjarjeve në Shqipëri; në 2007-ën thoshte se ‘PD-ja po i zë frymën institucioneve kushtetuese’, ndërsa tani flet për ‘progres institucional’; në 2010-ën thoshte se koalicioni PD-LSI ishte ‘pragmatizëm ylberkapërcyes për të ruajtur pushtet’, ndërsa në 2013-ën thotë se ‘koalicioni i ka shërbyer vendit dhe Shqipëria ka bërë përpara’; në 2010-ën ai thoshte se ‘nuk ka zgjedhje të lira dhe shtet ligjor’, ndërsa tani thotë se ‘nuk mund të flaës për 21 Janarin pa folur drejtësia’. Këto kapërcime pehlivaneske pa asnjë shtyllë kurrizore moraliteti më bëjnë të kuptoj që Selami s’është asgjë më tepër sesa një oportunist servil që ka nxjerrë lugën e është gati të hajë në çanakun ku më përpara ka pështyrë.
Së dyti, do më duhet të personalizoj pak debatin për të kuptuar se ç’vlerë reale ka ky kthim për vendin, për shqiptarët, apo edhe për PD-në. Teksa u largua drejt Amerikës, Selami vijoi një jetë të zakonshme prej emigranti mesatar duke shitur makina të përdorura. Me gjithë respektin për profesionin e shitësit të makinave të përdorura, që në fakt më sjell ndër mend vetëm tipat që vërdallosen tek tregu i Stadiumit Dinamo, Eduardi nuk na impresionon aspak me ndonjë karrierë të lavdishme si biznesmen, as me arritje impresionuese akademike, as me lidhje të forta me kongresmenë të njohur e të panjohur dhe senatorë gjithëbuzëqeshës, apo me aktivitete të vazhdueshme me Departamentin e Shtetit. As sfondi i tij edukimor, si student filozofie apo si pedagog i estetikës marksiste (s’mund të mos mungonte lidhja rastësore me komunizmin), nuk është i mjaftueshëm për të na bërë të besojmë tek shkopi magjik që do rregullonte problemet e pafundme që ka ky vend. Pra, me pak fjalë për Shqipërinë e shqiptarët që kanë halle prej vërteti, kthimi i Selamit është po aq i rëndësishëm sa edhe procesi i negociatave mes Kirgizstanit dhe Uzbekistanit për rikonfigurimin e demarkimin e vijës kufitare.
Ndoshta e vetmja vlerë e shtuar e prezencës së “djalit plangprishës” do të vinte për PD-në dhe të ardhmen e saj politike. Me shumë gjasa Selamit i ka shkuar ndër mend që PD ka për t’i humbur zgjedhjet e ardhshme dhe që brenda partisë më të madhe të djathtë do vijojë një betejë për të zënë vendin e patriarkut në ikje, andaj ai vjen e i përkëdhelet Berishës me shpresën që, duke qënë deputet, të ketë mjaftueshëm fuqi negociuese për të rimarrë partinë që dikur drejtonte. Këtë aspekt të përfshirjes së tij në politikë nuk dua ta paragjykoj, ndonëse dyshoj tek aftësia e tij për t’u përballur me klanet tanimë tepër të forta që luftojnë për pushtet brenda PD-së.
Me impostimin e tij pro-Berishian Selami së pari na rizgjon kujtimet e shumë kuajsh beteje që PD-ja ka promovuar në vite e që më pas kanë zhgënjyer duke u bërë urë për lidershipin e partisë, teksa në proces kanë humbur dinjitetin e integritetin. Së dyti ai na tregoi se nuk mund të jetë asgjë më tepër sesa një përfaqësim politik i mallit që ka tregtuar tërë këto vite, pra një makinë me reputacion dikur të mirë por tanimë e vjetëruar, që i volit shijeve të blerësit që s’do të shpenzojë shumë, e që pretendon të shitet vetëm sepse ka targa amerikane e ka përshkuar Route 66. Sorry Eduard, po kaq nuk mjafton!
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 15 shkurt 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com