OKB i dërgon letër Lavrov para takimit Putin-Erdogan: Ti kthehemi marrëveshjes së drithërave

 

Organizata e Kombeve të Bashkuara i ka dërguar një propozim ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për t’u rikthyer në marrëveshjen e drithërave të Detit të Zi që do të lejonte eksportin e sigurtë të grurit ukrainas.

Letra e Guterres vjen përpara takimit midis presidentit rus, Vladimir Putin dhe homologut të tij turk, Tayyip Erdogan. Ata pritet të takohen të hënën për të  diskutuar kryesisht eksportet e grurit të Detit të Zi.

“Ne nuk mund të kemi një nismë të Detit të Zi që kalon nga kriza në krizë, nga pezullimi në pezullim. Ne duhet të kemi diçka që funksionon dhe që funksionon në të mirë të të gjithëve”, tha Guterres.

Por sipas një diplomati rus, letra e OKB-së nuk përmban asgjë të re përveçse përmbledh idetë e mëparshme të OKB-së, për eksporte të sigurta të cilat nuk u realizuan.

Nga ana tjetër Sergei Lavrov ka deklaruar se Rusia nuk sheh asnjë sinjal garancie për ta lejuar rifillimin e marrëveshjes së grurit përmes Detit të Zi.

Një nga kërkesat kryesore të Moskës është që Banka Bujqësore Ruse të rilidhet me sistemin e pagesave ndërkombëtare SWIFT të cilin BE-ja e ndërpreu atë në Qershor 2022. Moska ka thënë se kufizimet në pagesa, logjistikë dhe sigurime kanë penguar dërgesat.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Alarm për bomba në shkollat e Kievit! Moska: Sistemi i raketave Sarmat vihet në gatishmëri! SHBA: Suksese të dukshme të Ukrainës në 72 orë


S.S/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?