OKB, lufta kundër ndryshimit të klimës midis qëllimeve të mira dhe pak angazhimit

OKB, lufta kundër ndryshimit të klimës midis qëllimeve të mira dhe pak angazhimit

Emetimet zero në 2050.

Është angazhimi i ndërmarrë nga 77 vende, 102 qytete dhe 93 kompani prodhuese që morën pjesë në takimin e jashtëzakonshëm mbi ndryshimin e klimës të organizuar nga Kombet e Bashkuara.

Sipas ekspertëve të OKB, duhet të paktën trefishimi i përpjekjeve për të zvogëluar emetimet dhe për të përmbushur objektivat e Marrëveshjes së Parisit të nënshkruar në vitin 2015, e pa nënshkruar nga  Donald Trump.

Zërat jashtë korit të përgjithshëm, veçanërisht Trump dhe Bolsonaro, mbajtën në fokus çështjen e sovranitetit, aq e dashur për të dy.

"Është gabim të thuash që Amazona është një trashëgimi e njerëzimit dhe një keqkuptim, i konfirmuar nga shkencëtarët, për të thënë që pyjet tona të Amazonës janë mushkëritë e botës ... disa vende, në vend që të na ndihmojnë, kanë ndjekur gënjeshtrat e mediave dhe kanë vepruar pa respekt ndaj nesh, me një frymë koloniale" – tha Bolsonaro.

Ajo e manjatit amerikan, nga ana tjetër, ishte një prani e paparashikuar, duke pasur parasysh që ai kishte vendosur të mos merrte pjesë në samit. Në skenën e Asamblesë, Trump sqaroi konceptin e tij për kombin dhe njerëzit pa iu referuar temës së ditës, luftës kundër ndryshimit të klimës.

"Nëse dëshiron lirinë, duhet të jesh krenar për vendin tënd. Nëse dëshiron demokraci, ti duhet të mbështetësh sovranitetin tënd dhe nëse dëshiron paqen duhet ta duash kombin në të cilin jeton. E ardhmja nuk i përket globalistëve, i përket atdhetarëve", tha ai.

Emmanuel Macron, nga ana e tij, kujtoi kolegët për nevojën për të përfshirë ndryshimin e klimës në politikat e tyre tregtare dhe nevojën për të vazhduar negociatat midis SHBA dhe Iranit.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ishte përjashtimi i vërtetë brenda Bashkimit Evropian.

Merkel ka konfirmuar një plan 54 miliardë euro për të ulur emetimet e dioksidit të karbonit me 55 përqind gjatë dekadës së ardhshme, në krahasim me nivelet e vitit 1990. Merkel gjithashtu njoftoi se Gjermania do të mbyllë të gjitha termocentralet e saj të qymyrit deri në vitin 2038, duke u përpjekur për të arritur qëllimin edhe më herët.

Turqia, e cila, së bashku me Indinë dhe Kinën, insiston në planet për të zgjeruar përdorimin e qymyrit.

Midis qëllimeve të mira dhe pak angazhimit, madje edhe nga vendet e industrializuara për të zvogëluar prodhimin e emisioneve, duket se hendeku është ende i thellë.

Maxx Dilley, drejtori i Organizatës Botërore të Meteorologjisë (OMO), një agjenci e OKB e përfshirë në studimin e ndryshimit të klimës, tha se  “Gjatë pesë viteve të ardhshme, temperatura mesatare globale e Tokës mund të rritet me 1.2-1.3 gradë në krahasim me epokën para-industriale, një shifër që po afron me rrezikshmëri kufijtë maksimalë të miratuar në kuadrin e marrëveshjeve të klimës në Paris”

"Ne duhet të kemi parasysh se këto statistika nuk janë vetëm alarmante, por shpërndajnë çdo ndjenjë të sigurisë së rreme që mund të ketë qenë e pranishme deri më tani. Duket se ngrohja globale po përshpejtohet dhe ka rritur rritmin”

Raporti i Organizatës Botërore të Meteorologjisë regjistron një nivel rekord të dioksidit të karbonit dhe gazrave të tjerë serë në atmosferë

"Tavanet e emetimeve të vendosura në Marrëveshjen e Parisit duhej të ishin tre herë më ambicioze për të arritur qëllimin për të kufizuar rritjen e temp. me dy gradë, dhe pesë herë më ambicioze për të arritur mbajtjen stabël të rritjes me vetëm 1.5 gradë. Kjo nëse angazhimet e marra do të ishin zbatuar”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja