Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka përshëndetur vendimin e OKB për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut. Në Twitter Xhaçka shkruan se kjo tregon se sa e izoluar është Rusia, si dhe neverinë që bota ndjen ndaj krimeve të luftës që, për ministren, duhet të hetohen.
"OKB-ja votoi me shumicë dërrmuese se nuk ka vend për Rusinë në Këshillin e të drejtave të Njeriut. Kjo tregon se sa e izoluar është Rusia. Tregon gjithashtu neverinë që bota ndjen ndaj krimeve mizore të luftës të Rusisë në Ukrainë. Këto krime duhet të hetohen", shkruan Xhaçka.
Lajmi kryesor:
Pezullimi i Rusisë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, Rama: Shkelja brutale e çdo lirie, e papranueshme! Rreshtimi i Serbisë me Perëndimin, lajm i mirë për Rajonin












