OKB, presidenti Rouhani: Hiqni sanksionet dhe kthehemi në bisedime. Italia të jetë më e përfshirë në zgjidhjen e krizave

OKB, presidenti Rouhani: Hiqni sanksionet dhe kthehemi në bisedime. Italia të jetë më e përfshirë në zgjidhjen e krizave

Presidenti iranian Hassan Rouhani e mbylli javën e tij në Kombet e Bashkuara duke konfirmuar se Irani është i gatshëm të rihapë negociatat për marrëveshjen bërthamore, nga e cila administrata Trump u tërhoq në vitin 2017. Megjithatë, kushti është që Shtetet e Bashkuara do të revokojnë sanksionet e njëanshme ekonomike që i janë vendosur Iranit që kur braktisën marrëveshjen "JCPOA".

Në negociata, Rouhani gjithashtu i kërkon Italisë të luaj rolin e saj, "një vend me të cilin kemi mbajtur një marrëdhënie shumë të fortë".

Presidenti Rouhani në Pallatin e Qelqit u ‘përndoqë’ nga thashethemet për takimin e tij të mundshëm me Presidentin Donald Trump.

Ministri i Jashtëm Javad Zarif, tha se "nuk kemi nevojë për takim që do të derivojë një fotografi”.

Për të rifilluar negociatat, Irani ka bërë thirrje që SHBA të ndalin politikën e tyre të "Presionit maksimal", një slogan I shpikur nga administrata Trump për të përcaktuar politikën e sanksioneve ekonomike të zbatuara kundër Iranit që kur presidenti amerikan vendosi të braktisë marrëveshjen bërthamore.

Trump, i cili u takua në OKB me Macron, Merkel, kryeministrin japonez Abe dhe kryeministrin britanik Boris Johnson, u përsëriti të gjithëve se derisa të vazhdojë "presioni maksimal", Irani nuk do të jetë në gjendje të diskutojë me SHBA.

Në OKB, Merkel, Macron dhe Johnson lëshuan një komunikatë të përbashkët në të cilën ata në thelb sulmojnë Iranin direkt si përgjegjës për sulmet ushtarake por dhe kërkuan një takim mes Trump dhe Rouhani.

Presidenti iranian, i pyetur nga agjensia Ansa, konfirmoi vendosmërinë e tij për marrëdhënie të shkëlqyera me Italinë

"Marrëdhëniet tona me Italinë janë miqësore”.

Irani gjithashtu ka bërë thirrje për një përfshirje më të madhe të Romës në shumë dosje të nxehta.

"Ne e shohim Italinë si një mike dhe madje edhe sot, në lidhje me disa çështje rajonale siç është kriza e Jemenit për të cilën po flasim me vendet e tjera evropiane, italianët janë të pranishëm në këto bisedime dhe luajnë absolutisht një rol kyç".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para , pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para , pezullohen 3 mjekët (EMRAT)