Qyteti i Durrësit është përzgjedhur nga zyra e OKB në Shqipëri për të diskutuar problematikat që kanë dalë pas përcaktimit të sfidave të zhvillimit të këtij mijëvjeçari.
Ka qenë përfaqësuesja e lartë e OKB, Zineb Benjelloun, ajo që organizoi sot paradite një takim në Këshillin e Qarkut Durrës, ku të pranishëm ishin edhe grupet e interesit.
“Komiteti Ndërkombëtar në bashkëpunim me OKB çdo 10 vjet përcaktojnë sfidat e zhvillimit global. E veçanta është se këtë radhë Shqipëria u përzgjodh ndër vendet pilot në të cilat u morën mendime për sfidat e reja të zhvillimit. Me shqiptarët u diskutuan 3 probleme të forta sikurse janë punësimi, mjedisi dhe shërbimet bazë.”-tha Zineb Benjelloun.
Kreu i këshillit të qarkut, Alfred Mullaraj, u ndal te problemet më evidente në shoqërinë shqiptare.
Ndërkohë në këtë takim edhe grupet e interesit u lejuan të ofrojnë alternativat e tyre lidhur me këto probleme.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO