Okulistja për Report TV: 80 % e vizitave kryhen online, si të mbroni fëmijët nga ekranet gjatë mësimit online (VIDEO)

Në kohën kur COVID-19 ka mbyllur njerëzit në shtëpi dhe autoritete shëndetësore rekomandojnë që fillimisht pacientët të konsultohen online apo përmes telefonit, kjo gjë ka vlejtur edhe për personat që kanë probleme me shikimin.

Nora Burda, okuliste në qendrën shëndetësore nr. 9 Tiranë, se gjatë kësaj kohe janë shtuar ndjeshëm konsultat online dhe telefonatat dhe janë më të pakta vizitat në zyrë.

'80 % e vizitave kryhen online dhe janë të pakët pacientët që vijnë këtu. NË ditë kemi rreth 14-16 telefonata edhe të dielave. Ndërsa 4-6 vizita në ditë kërkojnë konsultë në zyrë pasi janë dhe raste që kërkojnë trajtim", tha Burda për Raport TV duke theksuar se në çdo rast ruhen masat higjienike me maska dhe doreza dhe ruhet distanca.

Burda tha se në këtë periudhë për shkak dhe të alergjive të stinës ka pacientë të të gjitha moshave që kërkojnë konsulta.

Në lidhje me fëmijët dhe mësimin e  tyre online duke përdoru laptopët, kompjuterët dhe televizorët, okulistja dha disa këshilla në mënyrë që sytë e tyre, por dhe të rriturve të mbrohen nga rrezet e dëmshme të ekraneve.

"E para që duhet të bëni është që kompjuteri duhet të jetë në një kënd 30 gradë poshtë syrit. Gjithashtu është mirë që të mbajnë një dritë ndezur përveç atij të kompjuterit që të mos varemi tërësish nga dita e ekranit dhe të dëmtojmë sytë. Është e rëndësishme që pas çdo 30 minuta të largojmë sytë nga ekrani dhe të shikojmë larg rreth 10 metra për të qetësuar shikimin. Një tjetër gjë e rëndësishme është edhe përdorimi i filtrit të kompjuterit apo syzeve me filtër blu", tha okulistja Burda.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tarja!: 13/04/2020 20:08

    Jame kurzoze te dije mjek nuk jame, qenka interesante publikomi i kesaj mjekes Okuliste e cila thot qe 80/o e viziteve behen omllaj.Kjo viziton te smuret me sy apo me aparature.Une dije se djagnozen okulisti e vendos me aparature dhe jo duke i then packentit si je dhe cfar te dhem.Edhe per koronen keshtu vizitojne kto ne omllaj.Hajde mjek e mjekesikoronen e kemi perdite ne shtepi.Vizite omllaje mund te jete nje konsult e mjekut i cili pyt per kuren dhe ecurine e te semurit.Egzamini behet nepermjet analizes dhe aparatures.Po qe pertjafitur kot pame sa ishte pregatitur mjeksija globale per nje lufte globale te epidemise korona.Te lumt mjeke e dashur rri neshtepi,ruhu nga korona dhe mer rrogen e vizites omlajej.Bire selmani i nones ket qaje me pare,se mjekesine moderne e kemi ne omlaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli