Olldashi: Më ka pëlqyer të jem
kryetar, po hyj për të fitua

Olldashi: Më ka pëlqyer të jem<br />kryetar, po hyj për të fitua
TIRANE- Kandidati për kryetar të PD, Sokol Olldashi, rrëfen hyrjen në PD me pantallona të shkurtra e flokë të gjatë, si dhe përgjegjësit e humbjes. Në një intervistë për "Tonight Ilva tare", kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, shpalosi platformën e tij për fushatë, si dhe u shpreh lidhur me procesin zgjedhor.

Thuhet se keni shkuar me pantallona të shkurta në PD dhe dhe flokët të gjata?
Po kjo është e vërtetë. Aktiviteti i parë politik ka qenë bashkë me Artan Hoxhën. Jemi mbledhur për të thirrur njerëzit në mitingun e PD në 3 janar 1991.

Sa anëtarë ka PD?
106 mijë anëtarë.

Pse është përjashtuar Forumi i Gruas dhe FRPD nga votimi për kryetar?
Nuk janë përjashtuar, por ato janë dy organizata të pavarura nga PD. Të gjithë ata që janë anëtar të PD do të votojnë. Ka dhe nga ata që janë të anëtarësuar edhe në PD edhe në këto organizata.

Kur mendoni se do dalë rezultati?
Në PD është krjuar një komision zgjedhjesh. Kemi përfaqësues edhe unë e Z.Basha. Themi se të hënën në darkë mbyllet votimi dhe më pas kutitë vijnë të numërohen në Tiranë.

A nuk ju bën ju bashkëpërgjegjës humbja e 23 qershorit?
Patjetër. Secili nga ne. Pavarësisht se Berisha bëri një gjest fisnik, të gjithë e dinë se kjo përgjegjësi mbahet në të gjitha nivelet. 12 kryetarëve në rrethe janë përgjegjes, përfshirë edhe mua edhe z. Basha. Ka vetëm një kategori që nuk kanë përgjegjësi. Ajo është kategoria e militantëve të thjeshtë.

Çfarë gabimesh keni identifikuar te kryetari që synoni t`i ndreqni?
Kjo nuk është garë për të ndrequr gabimet e Berishës. As unë dhe as z. Basha nuk mund të jemi z.Berisha. Në çdo garë hyj për të fituar.
Berisha ka thënë se di të jetë aktiv në PD dhe deputet.

A mund ta orientoni ju në grup parlamentar për votën? Çfarë roli do të ketë ai?
Ai e ka bërë vetë në deklaratën e tij.

Nuk keni asnjë sinjal për ndërhyrje nga Berisha për zotin Basha?
Jo vë re një mosndërhyrje dhe të Berishës. Secili ka preferancat e veta. Për të qenë korrekt dhe etikë në këtë garë nuk duhet të përfshihen anëtarët e Kryesisë. Kjo garë duhet të ketë përmbajtje etike.

Jeni i gatshëm që të bëni një debat me Bashën?
Nuk besoj se do të ishte e dobishme që ne të bëjmë debat televiziv. Ne po bëjmë përditë një debat.

Shkrimi u publikua sot në gazetën “Shqiptarja.com”

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Aksidentoi me makinë një të moshuar në Vlorë, AMP arreston efektivin e policisë

Aksidentoi me makinë një të moshuar në Vlorë, AMP arreston efektivin e policisë