Vetëm pak ditë më parë vetë aktori i humorit konfirmoi largimin e tij nga spektakli i humorit “Portokalli”. Olsi Bylyku i njohur ndryshe si Kimikati falenderoi të gjithë stafin për suportin që i kanë dhënë si dhe regjisorin Altin Basha.
Mirëpo disa orë më parë drejtori aktual i “Teatrit Kombëtar” ka publikuar një foto ku shihet së bashku me aktorët Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku. “E mirë, mirë…kaq!”- shkruan Isai pa sqaruar se çfarë e ka bashkuar treshen e njohur.

Foto e publikuar nga Erion Isai
Gjithçka na bën të mendojmë se Kimikatin do ta shohim në programin e ri të humorit që Besi dhe Erioni kanë thënë që do të sjellin. Zëra të ndryshëm thonë se do t’i shohim në Tv Klan, por asgjë nuk është konfirmuar nga vetë aktorët.
/Shqiptarja.com
Komente

