Kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai është paraqitur sërish në SPAK këtë të premte.  

Pamjet konfirmojnë që ai është paraqitur atje pa avokat. Siç mësohet nga burime paraprake të Report TV, dyshohet që atij do t'i komunikohet zyrtarisht akuza për “shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike” megjithëse deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme.

Që nga viti 2024, Isai është paraqitur disa herë në SPAK për të dhënë shpjegime lidhur me procedurat e ndjekura në disa tendera.  

Në shtator të vitit 2025, SPAK i komunikoi akuzën si i dyshuar për shkeljen e barazisë në tendera.

Prokuroria dyshon se ai bashkë me me punonjës të tjerë të bashkisë së Kolonjës kanë favorizuar operatorë ekonomikë të caktuar gjatë procedurave të tenderave.

Lajmi në përditësim