'Olsi, Olsi, Rai 3, Agaçi…', po me kë janë Shkëlzen Berisha e Flamur Noka në këto foto?

'Olsi, Olsi, Rai 3, Agaçi…', po me kë janë Shkëlzen Berisha e Flamur Noka në këto foto?

Bekim Osmani, Shkëlzen Berisha dhe Flamur Noka takim me vëllezërit Osmani

Vëllezërit Osmani nga Kosova njihen si miliarderë me biznese në Gjermani, Spanjë, Belgjikë e Holandë. Deri në shkurt 2022, kur ata dhe mbi 40 persona u vunë në pranga me akuzën si pjesëtarë të një bande kriminale ndërkombëtare që merret me trafik droge dhe shitje armësh.

Në operacionin që çoi në arrestimin e tyre u përfshinë autoritetet ligjzbatuese të 7 vendeve mbështetur nga Eurojust dhe Europol. Gjatë operacionit kanë qenë të pranishëm edhe agjentë amerikanë nga FBI dhe DEA.

Në Belgjikë dhe Spanjë u kontrolluan më shumë se 80 vende, u arrestuan 45 persona dhe u sekuestruan armë dhe pasuri prej 2 milionë eurosh. Sipas prokurorëve belgë të arrestuarit dyshohen se importonin kokainë nga Amerika Latine nëpërmjet porteve të ndryshme europiane, organizonin dhe transportonin ngarkesat nëpërmjet avionëve, anijeve, makinave, e kamionëve dhe drejtonin tregun. Spanja dhe vende të tjera të Bashkimit Europian u përdorën për të pastruar të ardhurat nga tregtia e tyre.

Bashkim Osmani, akuzohet si kreu i këtij rrjeti ndërkombëtar të pastrimit të parave të kokainës.

Disa muaj pas arrestimit, në qershor 2022 ai u lirua në këmbim të një garancie prej 400 mijë eurosh. Media spanjolle “Mallorca Zeitung” shkruan se Osmani qëndron në vilën e tij në Camp de Mar, nuk lejohet të largohet nga Mallorca dhe i është konfiskuar pasaporta. Ai paraqitet para hetuesve dhe policisë në datat 1 dhe 15 të çdo muaji.

Prej 2022, mediat e huaja kanë shkruar disa herë për vëllezërit Osmani, duke thënë se janë një klan që kanë vënë pasuri nga trafikimi i kokainës dhe prostitucioni.

Vetë Osmanët pretendojnë se pasurinë e kanë bërë duke investuar në prona të paluajtshme. Në një intervistë në mediat kosovare një prej tyre tha se pasi u transferua në Hamburg në vitet 1980, familja rriti ndjeshëm pasurinë dhe lidhjet politike në Gjermani dhe në vende ku kishin interesa. Përfshirë Shqipërinë.

Akuzatorët e narko-shtetit, miq me narko-trafikantët

Po cilët janë lidhjet e tyre në Shqipëri?

Djali i ish-Kryeministrit Shkëlzen Berisha është parë nën shoqërinë e familjes Osmani në hotele luksoze, siç ka qenë rasti i vitit 2016, në Ritzi Restaurant Puerto Portals.

Kjo foto tregon Shkëlzen Berishën, i biri i Sali Berishës, akuzatori i madh i “narko-shtetit shqiptar” me një nga vëllezërit Osmani, konkretisht Bekim Osmanin, kokën e grupit që 7 prokurori europiane dhe amerikanët e akuzojnë për trafik droge dhe pastrim parash.

Edhe ish-ministri i Brendshëm i Sali Berishës, Flamur Noka, një nga mbështetësit kryesor të akuzatorit të madh Sali, sot në grupin e ‘Rithemelimit’, është fotografuar po ashtu me familjen Osmani.

Lidhja e Nokës me ta ka nisur në vitin 2005, dhe më pas në vite, derisa u bë dhe ministër i Brendshëm.

Në foton më poshtë ai shikohet i relaksuar në një restorant në Tiranë, pas daljes në opozitë, prej ku tund flamujt e anti-korrupsionit dhe i ve flakën Parlamentit dhe Bashkisë së Tiranës, ndërkohë që pozon me trafikantë droge nën hetim dhe sfidon hetuesit e Tiranës me vila luksi në Lalz e apartamente në godinat më të shtrenjta të Tiranës.

Pasuritë e sekuestruara

Më shumë se 30 milionë euro të pastruara, investime në pasuri të paluajtshme në Majorka, 86 piktura vaji me vlerë pesë milionë euro, shtatë makina luksi, 16 orë luksoze, 203,000 euro në para të thata dhe 40,000 në kriptovaluta. Kjo është pasuria e sekuestruar në Mallorca e vëllezërve Osmanit. Organizata e kishte grumbulluar këtë pasuri të madhe falë pastrimit të fitimeve të mëdha të marra nga importi i kokainës së sjellë nga Amerika e Jugut – thotë media spanjolle duke cituar prokurorinë.

Përveç Majorkës, Belgjika ishte qendra tjetër e madhe nervore e këtij operacioni kundër pastrimit të parave. Vetëm në Belgjikë u bënë 30 arrestime dhe u sekuestruan 1.3 milionë euro. Gjithashtu aty u sekuestruan një duzinë armësh të lehta, dy me silenciator, dhjetë kilogram kokainë, 13 automjete dhe 1 mijë litra përzierës për përgatitjen e drogës.

Duke qenë se agjentët spanjollë dhe belgë ishin të përfshirë në hetime të ngjashme ndaj organizatës së drejtuar nga vëllezërve Osmani, ata krijuan një grup të përbashkët pune të mbikëqyrur nga Eurojust, nëpërmjet Europolit.

Një orë 400 mijë euro dhuratë…

Procesi gjyqësor ndaj Osmanëve dhe të arrestuarve të organizatës së tyre po zhvillohet aktualisht në Bruksel. Gazetari i kronikës së zezë Artan Hoxha tha dy netë më parë në një nga emisionet e shumta televizive se krerë të organizatës kanë dhënë dhurata në Tiranë, përfshirë edhe një orë me vlerë 400 mijë euro. Nuk është publikuar emri i politikanit që e ka marrë. Cili të jetë vallë?/ Gazeta Dita

 

Flamur Noka dhe vëllezërit Osamin duke drekuar

 

 

Bekim Osmani dhe Shkelzen Berisha

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Kupa e Italisë/ Milani ‘shkërmoq’ 6-1 Sassuolon, pret në çerekfinale fituesin e Roma - Sampdoria! Më tej edhe Bologna (VIDEO)

Kupa e Italisë/ Milani ‘shkërmoq’ 6-1 Sassuolon, pret në çerekfinale fituesin e Roma - Sampdoria! Më tej edhe Bologna (VIDEO)