Olsi Rama kallëzon sërish në SPAK Gazment Bardhin për akuzat për implikimin tek 'Xibraka'

Olsi Rama kallëzon sërish në SPAK Gazment Bardhin për akuzat për implikimin tek 'Xibraka'

Olsi Rama dhe Gazment Bardhi

Olsi Rama, vëllai i kryeministrit ka depozituar një padi të dytë sot në SPAK ndaj deputetit të opozitës Gazment Bardhi, lidhur me kallëzimin e këtij të fundit se Olsi Rama ka lidhje me laboratorin e drogës të zbuluar në Xibrakë në vitin 2015.

Në kallëzim e Olsi Ramës, thuhet se ai i referohet një deklarate të Bardhit bërë publike për median online lidhur me Olsi Ramën. Sipas tij deklarimet e Bardhit përbëjnë elementë të veprës penale “Kallëzim të rremë”. Padia e Olsi Ramës është dorëzuar ditën e djeshme, datë 15 maj në sekretariatin e Prokurorisë së Posaçme.

Kjo është hera e dytë që Olsi Rama dorëzon një padi ndaj Bardhit, por herën e parë u refuzua nga SPAK pasi Bardhi nuk kishte bërë kallëzim në Prokurorinë e Posaçme. Këtë herë, Rama i referohet fillimit të hetimeve nga SPAK të bërë publike edhe nga Bardhi më datë 8 maj 2024. 

“Në cilësinë e kallëzuesit, unë Ols Rama, jam vënë në dijeni për një deklaratë publike të shfaqur në median online ndaj personit tim, të bërë nga një deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, i kallëzuari Gazment Bardhi.

Për shkak se ky veprim i tij lidhet me deklarata të mëparshme ndaj meje të cilat, në vlerësimin tim, në tërësinë e tyre përmbajnë elementët e veprës penale të “Kallëzimit të rremë”, të parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal, dhe më cenojnë pikësëpari mua si person duke më dhënë cilësinë e viktimës së veprës penale, bazuar në nenet 58 e 283 të Kodit të Procedurës Penale, paraqes këtë kallëzim penal me shkrim”, thuhet në dokumentin e depozituar.

Ndërsa shton: “Kërkoj regjistrimin e procedimit penal në ngarkim të z. Gazment Bardhi, deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë, të parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal. 2. Marrjen e akteve të materialit të kallëzimit penal nr. 68, datë 9.4.2024, të regjistruar nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Tiranë, sipas rregullave të parashikuara nga neni 191 i Kodit të Procedurës Penale, për shkak se i shërbejnë këtij kallëzimi të ri penal.”, thuhet në kallëzimin e Olsi Ramës.

G.K/S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?



×

Lajmi i fundit

Baton Haxhiu gënjeu, në SPAK ishte pyetur për Ilir Metën, në maj deklaroi se kishte shkuar për intervistë

Baton Haxhiu gënjeu, në SPAK ishte pyetur për Ilir Metën, në maj deklaroi se kishte shkuar për intervistë