Olta Gixhari: Dukem femër e fortë, por jam shumë e varur psikologjikisht nga burri im

Olta Gixhari: Dukem femër e fortë, por jam shumë e varur psikologjikisht nga burri im

Olta Gixhari

Olta Gixhari ka folur sot për familjen e saj  në “Big Brother VIP” dhe se sa e rëndësishme është për të. Shumë pak dihet për bashkëshortin e Gixharit, por për aktoren ai ka një ndikim të madh tek ajo, aq sa thotë se është e varur ‘psikologjikisht’ nga ai.

Çdo vendim që merr, aktorja thotë se ka nevojë për fjalën e tij.

“Ndonjëherë nuk i gjej fjalët për ta shpjeguar pse vendosa të vijë këtu. Sepse unë praktikisht e kisha harruar Oltën komplet, e kisha lënë çdo gjë. Për mua familja është gjithçka. Ata të dy i dua shumë. Nuk jetoj dot pa ata. Për mua është sfidë më vete, se jam shumë e varur psikologjikisht nga burri im. Unë kam nevojë për fjalën e atij për çdo hap që hedh. Unë që dukem femër e fortë, kam varësi psikologjike nga ai njeri, të frikshme. Unë çdo veprim që bëj këtu më del para syve ai,”- është shprehu aktorja.  

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar