Aktorja, Olta Gixhari ka deklaruar se nuk po e përballon dot më mungesën e djalit të saj dhe qëndrimin larg tij. Gjatë bisedës me banorët, mes lotësh, aktorja e njohur u shpreh se nuk mund të qëndrojë më në shtëpinë e Big Brother VIP pasi ishte bërë pjesë vetëm për të qenë një muaj.
Ajo tha se mungesa e djalit të saj, Amar, po e shkatërron.
“Po më shkatërron mungesa e çunit, nuk e di sa do ta shtyj kështu. Se përballoj dot. E ndjej mungesën e shtëpisë, aromën. Kupton sa ftohtë je këtu, sa larg. Nuk rri më larg çunit, e teprova shumë është e ekzagjeruar, kam ardhur vetëm për një muaj. Jashtë gjërat i rregullova vetëm për 1 muaj. Këtu të rrëmben energjia, loja. Mendoj vetëm çunin më dalin lotët, u shkatërrova nga pagjumësia. I vetmi vend ku e nxjerr është natën, të rëndohet frymëmarrja. Se di sa do të duroj”, shprehet Olta.
Çudi qe vellai i madh nuk e ka prejashtuar deri tani,eshte shembulli me negativ dhe nuk mund të perfaqesoje femren Shqipetare,genjeshtare e shpifur,mashtruese dhe ngatrestare etj.etj. Perdor djalin e vogel per mashtrim se po te ishe normale,nuk duhej të merje pjese……
Përgjigju