Luizi ka surprizuar Kiarën me një këngë, por edhe Olta Gixhari është surprizuar nga bashkëshorti i saj. Aktorja ka marrë një buqetë të bukur e trëndafila të kuq për Shën Valentin, me një dedik që e përloti aktoren. Në të shkruhej një dedikim shumë romantik dhe o qëllimshëm për t'a bërë Oltën mirë e për t'i dhënë asaj fuqinë e munguar, kjo pasi Olta e ka thënë disa herë se i frikësohet faktit që mund t'a ketë harruar i biri. Sapo erdhi buqeta me lule në shtëpinë e Big Brother Vip, Olta e gëzuar për të parë kujt i ishte dërguar, për të kuptuar që i përkiste asaj.
Banorët gjithashtu u mblodhën tek Olta dhe ajo u tregoi letrën që i ka dërguar Dori, me disa foto të tyre.
"Edhe pse nuk di të shkruaj shumë fjalë dashurie, dua të të them se je shumë e rëndësishme për mua. Gëzuar Shën Valentinin", shkruhej në letrën e Dorit për Oltën.