Inteligjenca e NATO në Tiranë për tensionet politike, Xhaçka: Rreziku nga ndikimi rus

Krerët e agjencive inteligjente të të gjitha vendeve të NATO-s janë mbledhur në Tiranë në një takim ku janë diskutuar informacionet për situatën në secilin vend. Çështjet konkrete të diskutuara në këtë takim mbahen sekret, ndërsa Report TV mëson se një nga temat e diskutuara janë edhe tensionet e krijuara në Shqipëri për shkak të protestave të opozitës dhe se sa e rrezikon kjo situatë stabilitetin e vendit dhe me gjerë. Nuk dihet se cilat kanë qenë detajet për të cilat ka shfaqur interes Komiteti i Inteligjencës së NATO-s, por mësohet se tensionet e krijuara nga politika dhe ndikimi i Rusisë janë përcjellë me shqetësim në këtë takim. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila në një tjetër aktivitet, “Sfidat e Sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit euroatlantik” konfirmoi përciptas këtë takim, por pa dhënë detaje.

"Erdha me vonesë, pasi isha në një takim tjetër", - u shpreh ministrja e Mbrojtjes.

Më tej po gjatë të njëjtës konferencë ministrja Olta Xhaçka u shpreh se ndikimi rus është sot në vendin tonë edhe për shkak të aneksimit që Bashkimi Evropian i ka bërë vendeve të Ballkanit. 

Teksa në këtë takim ministrja Xhacka foli për situatën e tensionuar dhe ndikimin rus, në Komitetin e Inteligjencës së NATO-s nuk jepen detaje nëse është diskutuar lidhja mes situatës së tensionuar në vend dhe ndikimit që Rusia mund të ketë në këtë situatë. 

Fjala e plotë e ministres Xhaçka: 

"Kjo konferencë prek një nga çështjet më të ndjeshme me të cilat përballemi sot të gjithë teksa punojmë për të garantuar sigurinë e vendeve tona.

Besoj që sot nuk ka më asnjë dyshim, në qarqet e atyre që çështjet e sigurisë i kanë profesion, por edhe në qarqet akademike, që vendet tona, shoqëritë tona, përballen me një kërcënim shumë real në formën e influencave të huaja, ku do të veçoja mbi gjithë të tjerat përpjekjet e Rusisë, të cilat synojnë të depërtojnë jo thjesht në qarqet politike, ekonomike apo institucionale, por edhe në mënyrë kapilare në shoqëritë e komunitetet tona. Janë përpjekje që synojnë avancimin e axhendave që bien ndesh me ato që janë prioritetet tona, bien ndesh me axhendën e integrimit evropian dhe që në thelb synojnë të dobësojnë themelet e modelit politik, ekonomik dhe shoqëror që kemi zgjedhur të ndërtojmë në vendet tona.

Ngjarjet e ditëve të fundit në një nga vendet anëtare të BE, na treguan fare qartë që askush nuk është imun ndaj këtyre përpjekjeve, apo ndaj këtyre influencave. Por siç është e vërtetë që edhe shoqëri e vende me një traditë demokratike e politike shumë më të konsoliduar se ne kanë rezultuar të cenueshëm ndaj këtyre influencave, po aq është e vërtetë që edhe Ballkani Perëndimor, për shkak të pozitës së tij gjeografike, por edhe për shkak tëhistorisë e trashëgimisë se tij etnike, fetare e politikeështë, si të thuash, hallka më e dobët e zinxhirit.

Prandaj, nëse në BE fushatat për shtrirjen e influencës kanë marrë formën e “fakenews”, apo tentativave për të financuar grupime politike të ekstremeve; në rajonin tonë, tentativat për shtrirjen e influencës, kanë qenë shumë më flagrante dhe kanë arritur deri në tentativa për grusht shteti, apo përpjekje të hapura për të kapur elitat politike dhe ato ekonomike.

Arsyeja përse Ballkani është në fokus të këtyre përpjekjeve është e kuptueshme. Siç e thashë më lart, Ballkani është njëshënjestër më e lehtë dhenjë Ballkan i pasigurt, një Ballkan i destabilizuar, do të thotë edhe njëEuropë e kërcënuar.

Por pikërisht tek Evropa duhet kërkuar jo vetëm motivi, por edhe shkaku i intensifikimit të kësaj fushate nga ana e këtyre aktorëve, apo këtyre influencavegjatë viteve të fundit. Sepse fatkeqësisht, për një kohë të konsiderueshme, duke konsumuar vëmendjen dhe energjitë e saj me krizat e brendshme, duke filluar të humbasë besimin tek zgjerimi, Evropaka lejuar të krijohet në Ballkanin Perëndimor një vakum, kuaktorë që nuk e duan integrimin euroatlantik të rajonit, nxisin apo vazhdojnë të shtrijnë influencën e tyre

20 vjet më parë, do të kishte qenë e paimagjinueshme që, fjala që bie, një vend si Rusia, të cilën e dëgjojmë shumë, të arrinte të destabilizonte rajonin e Ballkanit Perëndimor e të shndërrohej ne një rival,anjëkërcënimpër Bashkimin Europian, apo jo?Nëse sot ne diskutojmë seriozisht për rrezikun e destabilizimit të rajonit tonë si pasojë e ndërhyrjeve ruse, kjo shpjegohet edhe nga fakti që shumë qytetarë në të gjithërajonin tonë sot besojnë se jetojnë nënjë xhep tëpaintegruar, të izoluar, ku perspektiva evropiane ka filluar të duket si njëëndërr e bukur, por shume e largët.

Gjate këtyre 10 vjetëve Shqipëria padyshim e ndihmuar edhe nga statusi i saj si një vend anëtar i NATO e ka konsoliduar rolin e saj si një shtyllë stabiliteti në rajon. Me anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe me zgjidhjen e çështjes se emrit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe hapjen e rrugës për fqinjin tonë lindor për t’u anëtarësuar në NATO, sigurisht që të gjithë ne ndihemi sot me të sigurt dhe më imunë ndaj këtyre influencave.

Vendimi për tëndërtuar në Shqipëri, në Kuçove, bazën e parë ajrore të NATO-s në rajonin tonë, padyshim qëështënjë sinjal i fortë i vendosmërisë sëAleancës për tëqëndruar në rajon, por edhe një sinjal i fortë i rëndësisë së madhe strategjike që po merr rajoni i Ballkanit Perëndimor, në raport me garantimin e sigurisë sëEuropës.

Duhet theksuar po ashtu, që edhe për shkak të historisë, Shqipëria dhe shqiptarët, janë ndoshta i vetmi popull në rajonin tonë, që gëzojnë një imunitet goxha të shëndoshë ndaj përpjekjeve të këtyre aktorëve të ndryshëm, veçanërisht Rusisë, që dëgjojmë shpesh, për të shtrirë influencën këtu.

Por,është po ashtu një fakt, që përfshirja e këtyre aktorëve në Ballkanin Perëndimorvazhdon të jetë shumë e fortë dhe ç’është më shqetësuese, është fakti që objektivi kryesor që ata kanë zgjedhur për të avancuar axhendën e tyre gjeopolitike,është nxitja e destabilitetit në vendet tona, ku vërtet sot ka paqe dhe një thellim, si pasojë e një thellimitë bashkëpunimit e shkëmbimeve, por ku këto arritje vazhdojnë ende të jenë të brishta.

Bëhet fjalë për njëpërpjekje tëmirëmenduar, të mirëplanifikuar, të mirëmenaxhuar dhe të mirëfinancuar për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor, duke i hapur rrugë kështu, nënjërën anë, penetrimit të mëtejshëm tëkëtyre influencave dhe aktorëve në rajon dhe, në anën tjetër, dobësimit tësigurisë së BE. Ështënjëpërpjekje që ka marrë formën e një sulmi frontal hibrid në arsenalin e instrumenteve qëpërdoren; instrumente që shkojnë,që nga incentivat ekonomike, tek përdorimi i mediave te komunikimit përmes famëkëqijave“fakeneës”, që synojnë të dobësojnë besimin e qytetarëve tek modeli demokratik, apo nxitja e tensioneve etnike, fetare, sociale apo politike dhe, siç e thashë më lart, në një rast ekstrem, u arrit deri në një tentative për grusht shteti ndaj një vendi kandidat për anëtarësim në NATO në atë kohë.

Sigurisht, pavarësishtvendosmërisë sëShqipërisë, apo edhe e vendeve te tjera te rajonit dhe, këtu duhet nënvizuar fort fakti, që në rast pas rasti qytetarët e një pjese të madhe rajonit kanë votuar forca, që i janë kundërvënë këtyre përpjekjeve, ky ështënjëkërcënimqë ne nuk mund ta adresojmë të vetëm.

Prandaj unë besoj që sot ështënjë moment për të bashkuar forcat e për t’ju kundërvënë sëbashku këtyre tentativave. Ky bashkim forcash mund të vijë në dy forma:së pari, duke formuluar një strategji të qartë për Ballkanin Perëndimor dhe të gjithë rajonit nga ana e NATO që, në fakt, sot mungon; dhe së dyti, çka është besoj unë akoma më e rëndësishme, duke përshpejtuar integrimin e të gjithë rajonit në Bashkimin Europian.

Garantimi i sigurisë së Ballkanit Perëndimor, konsolidimi i arritjeve demokratike dhe i paqes e stabilitetit nga çdo sfidë, nuk mund te arrihet kurrsesi për aq kohë sa rajoni ynë do të mbetet si një xhep i izoluar e i pa integruar ne mes të hapësirës se Bashkimit Europian. Ky lloj vakumika qenëdhe do të mbetetnjë ftesëpër rivalë të BE, rivalë të NATO për të shtrirëkëtuinfluencën e tyre, ndaj bashkarishduhet të punojmë të gjithë bashkë për të mos e lejuar një gjë të tillë."

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • USA: 22/05/2019 20:26

    Po ashtu edhe ne ish jugosllavi o "Hasan pordha".Pasi shkaktuan nje holokaus te kohes moderne ne Kosove,bosnje e Kroaci u kujtuan se duhet nderhyre me force.Po keta jane bere si byroja politike shkemb graniti mbi Adriatik.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 22/05/2019 19:10

    Cfare beri NATO ne 21 gusht 1968 kur ish Bashkimi Sovjetik sot Rusia pushtuan Republiken Ceke dhe ne 2 shtator te po atij viti sulmuan dhe pushruan edhe Polonine? Mos e thente zoti te perseriten ngjarjet e vitit 1968 ne vitin 2019

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën