Ishte blogeri Olti Curri i cili teksa ishte i ftuar në emisionin “Rudina” zbuloi se unaza që mbante Anxhela peristeri në gisht kishte një domethënie.
"Ajo unaza më pëlqen shumë dhe i rri shumë mirë Anxhelës. Do presim që të zihem me Anxhelën që të nxjerr fotot,”- tha Olti dhe shtoi se këngëtarja në festën e ditëlindjes së saj u kishte ndaluar të bënin foto. E ftuar në të njëjtën studio, sot ishte Peristeri e cila foli në lidhje me këtë deklaratë të Oltit.
"Unë kam 4 vjet me unazë në gisht, ato janë lajm kot, po të shohësh fotot e mia e kam unazën ndër vite. Nuk kam marrë propozim deri tani,"- u shpreh Anxhela, gjë që la të kuptonte se ekzistonte një person i veçantë në jetën e saj.
Më tej këngëtarja tregoi se pse u kishte thënë që të mos bënin foto.
"Fakti pse nuk doja të bëheshin fotografi është sepse hutohen me celular dhe nuk e kanë mendjen tek argëtimi. Janë ca gjëra që jam kundra. Atë natë doja të bënim qejf. Olti që e tha, diçka di. Por kur të kem diçka konkrete do jem e para që do e them se nuk është turp të dashurosh!"- përfundoi Anxhela.