OMONIA revoltohet për seancën e mbajtur për çamët në Kuvend: Provokim! Nxitret urrejtje nga fantikët antihelenist

OMONIA revoltohet për seancën e mbajtur për çamët në Kuvend: Provokim! Nxitret urrejtje nga fantikët antihelenist

Aktiviteti në Kuvendin e Shqipërisë

Bashkimi Demokratik i Minoritetit Kombëtar Grek - OMONIA, ka reaguar ashpër pas një përkujtimi që është mbajtur në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, të masakrës së popullsisë çame.

Në reagim thuhet se e dënon dhe paralajmëron për pasojat e akteve të fanatizmit, antihelenizimit që cenon ekulibirin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Të papajtueshme me standartet e parlamentarizmit të shëndetshëm dhe vlerat e civilizimit politik të BE rrëshqitja nacionaliste në Sallën e Seancave Plenare të Kuvendit të Shqipërisë. 

Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek dënon publikisht dhe paralajmëron për pasojat e akteve si ato manifestimet e ditës së djeshme të fanatizmit, antihelenizmit, kultivimit të urrejtjes ndëretnike dhe natyrisht në kundërshtim të plotë me nevojat reale për paqe dhe stabilitet në rajon.

Përgjegjës janë si organizatorët që janë formacione politike dhe organizata publikisht të njohura nga nxiten dhe financohen, por njëherësh edhe autoritetet e ngarkuara nga ligji dhe kompetenca për mbarëvajtjen e Parlamentit.

Vënia në dispozicion e Sallës së Seancave Plenare të Kuvendit të Shqipërisë si edhe publiciteti në mjetet digjitale të informacionit të atashuara në emër të tij, dëshmojnë madje distancën mes retorikës mbi mundësitë e zhvillimit të marrëdhënieve ndërshtetërore mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe mendimesh të dyta që frymëzohen nga nacionalizmi dhe urrejtja ndëretnike.

Si kjo shkarje edhe ato që planifikohen të vijojnë ditët në vazhdim natyrisht që përbëjnë shërbimin më të keq ndaj nevojave që realisht ka rajoni ynë, shoqëria shqiptare që aspiron evropianizimin dhe emancipimin e jetës publike.

Ndjenjat reale të popullit grek, të helenizmit mbarë i njeh tashmë çdo shqiptar dhe qelizë familjare në komunikim të përditshëm dhe kontribuues në përmirësimin e nivelit ekonomik, kulturor dhe arsimor. Kushdo që përpiqet në pretendimin e së kundërtës është spekulant ndaj historisë dhe mohues i realitetit”, thuhet në reagimin e OMONIA-s.

Një reagim po aq të ashpër ka patur edhe nga mediat greke Protothema, e cila e cilëson si një  ngjarje provokuese nga 'Qeveria Rama' e cila herë pas here ‘përkëdhel’ veshët e nacionalistëve për arsye votimi”.

artikullin e medias greke shkruhet: "Pasditen e së hënës u zhvillua një aktivitet kushtuar viktimave të “gjenocidit” të Tsamurias nga grekët. Aktiviteti u organizua nga partia ekstremiste dhe antigreke PDIU, e cila pretendon se përfaqëson qytetarët shqiptarë me origjinë çame, e cila promovon sistematikisht axhendën e Ankarasë në vend. Bashkëorganizatorë ishin fondacioni “Çamëria” Hasan Tahsini dhe shoqata çlirimtare 'Çamëria'".

“Në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë thuhet në mënyrë provokative: Sot, 78-vjetori i gjenocidit të shqiptarëve të Çamërisë nga grekët, 27 qershori u njoh nga parlamenti në vitin 1994 si ditë gjenocidi dhe kujtimi, në prani të çamëve, patriotë, veprimtarë e të tjerë, me një demonstratë në parlament ku u theksua zgjidhja e çështjes së Çamëve. Përpara një pankarte ku shkruhej ‘78 vjet gjenocid’, fëmijë të vegjël dhe të rinj recituan poezi çlirimtare për atdheun e ‘skllavëruar’. Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Athina, për atë që në mënyrë provokative mori pjesë në Kuvendin e Shqipërisë”, përfundon shkrimi në median greke.

Më 27 qershor të këtij viti përkujtohet 78-vjetori i gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, pasi me ligj kjo ditë është "Dita e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinistët grekë". Ditën e sotme deputetët e grupit parlamentar “Demokraci dhe Integrim” dhe Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, kanë organizuar një aktivitete në sallën e seancave plenare në Kuvendin e Shqipërisë me temë “Mos harro Çamërinë”.

Nga masakrat dhe gjenocidi grek masiv ndaj popullsisë çame në vitet 1944-1945 mbetën të vdekur mijëra shqiptarë të Çamërisë dhe mijëra të tjerë u shpërngulen nga tokat e tyre për në Shqipëri, Turqi dhe vende të tjera. Nga masakrat dhe shpërnguljet masive që filluan më 27 qershor të vitit 1944 u spastrua etnikisht një popullsi prej 35.000 banorësh, shqiptarë muslimanë. Nga kjo fushatë spastrimi u vranë rreth 3000 persona, të moshuar, fëmijë gra, popullsi civile dhe mbi 2000 të tjerë vdiqën nga kushtet e vështira të jetesës dhe shpërnguljet, ndërsa u dogjën edhe mijëra shtëpi.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëror Epiroti: 28/06/2022 10:49

    Omonia është një organizëm që nuk mendoj se lidhet menndnjë urrejtje ndaj saj nga çamët. Madje sa herë organizma dhe individë të kësaj ane kufiri përfshihen në ngjarjen fatkeqe për të dy popujt e shteteve shqiptare dhe greke, duke mbajtur absolutisht padrejtësishtanën e Napoleon Zervës të 1944-1945,në çdo analizë, apo gjykim njerëzor dhe hyjnor, nuk bëjnë gjë tjetët, veçse tregojnë cektësi dhe papërgjegjshmëri ndaj veprave kriminale që është bërë nga një shtet ortodoks me nënështetasit e tij(kuptohet nga viti 1913. Prolemi i gjenocidit ortodoks grek ndaj shqiptarëbe të rajonit autokton shqiptar të Çamërisë,nuk ka lidhje fare, aspak me disa emigrantë treqind vjeçarë të ngulur si argatë në tokat e bejlerëve të Gjirokatrës.etj. Nëse duan ti dalin në mbrojtjemasakrave të disa bandave kriminele është tjetër gjë,por në gjykimin tim, një mbrojtje e tillë që u bëhet vrasësve të popujve dhe prishjes së bashkëjetuesave mijëvjeçarë, nuk është aspak njerëzore, besoj se edhe ortodoksia, nuk mendoj se bëhet palë me vrasjen e fëmijve çarje berqesh nënave shtatzanë, djegjeve të njerëzve me benzinë në furra, varrosje njerëzish të gjallë dhe spastrim etnik e fetar të një populldie të tërë. Së fundi do ti këshilloja disa organizma të tilla që të jenë më dhimdhur dhe të fënojnë akte të tilla makabre dhe jo tu vihemi në mbrojtje. Shteti Grek nuk mendoj se mbahet më këmbë me mercenarë. Jo. Ai është shtet demokratik, anëtar i NATO-s i BE-së dhe ka marëdhënie të mira me Rep.e Shqipërisë. Respektojmë besimet fetare, por nuk pranojmë që nën këtë slogan të lëshojmë trojet tona dhe as të heshtim nga predionet e kujtdo qoftë. Shpredokmë se shpirti demokrat i popullit grek, do të dijë të ndreqi veprimet e kaluara dhe të ndërtojë miqësi të barasvlefshme mes dy popujve tanë, që historia dhe gjeografia i kanë pranë njëri-tjetrit. Segmentet përçarëse janë pakicë dhe vetë veprimet e tyre të pallogjikshme koha do ti çvlerësojë.

    Përgjigju
  • Arbërori: 23/06/2022 14:34

    Ahhh o Edvin shkjau shqipfolës ahhh ore tradhtar muti ku e fute Shqipërin me kokën e këmbët e saja në baltë o ty toka të të hajë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja