'Open Balkan' në qendër të diskutimeve mes qeverisë maqedonase dhe asaj kosovare! Zaev: Me Kurtin kemi qëndrime të ndryshme ! Kryeministri i Kosovës: E ardhmja jonë është në BE

'Open Balkan' në qendër të diskutimeve mes qeverisë maqedonase dhe asaj kosovare! Zaev: Me Kurtin kemi qëndrime të ndryshme ! Kryeministri i Kosovës: E ardhmja jonë është në BE

“Për mua, sot është një ditë historike, në këtë konferencë të parë ndërqeveritare me 30 vjet pavarësi të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe 13 vjet pavarësi të Kosovës. Unë vetëm do të them se Kosova është një shtet sovran dhe i pavarur, ne i ndërtojmë pikëpamjet tona mbi to dhe i respektojmë ato pikëpamje. Si person, unë do të them se jam i njohur për arritjen e marrëveshjeve, dëshmi e kësaj janë marrëveshja me Bullgarinë dhe Marrëveshja e Prespës”, është shprehur kështu kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev gjatë konferencës me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Shkup.

Duke theksuar se kryeministri Zoran Zaev, tha sot se Ballkani nuk është më një fuçi baruti dhe se diplomacia është rruga për të zgjidhur të gjitha problemet.  Iniciativa Open Balkans ka marrë një fokus qëndror në Konferencën e sotme, ku Zaev u shpreh se Kosova është shtet i pavarur, i ndërton qëndrimet e veta dhe ata i respektojmë ato, pa ndikuar në marrëdhëniet dypalëshe mes vendeve.

 “Në pyetjen rreth Ballkanit të Hapur, ja si kryeministra kemi qëndrime të ndryshme, por kjo nuk është pengesë që shkëlqyeshëm të bashkëpunojmë, sepse e kemi detyrë ti shërbejmë qytetarëve tanë”, tha mes tjerash Zaev.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi se ardhmja e Kosovës dhe i gjithë rajonit është në BE. Ndërkohë që nënvizoi se marrëveshjet e firmosura sot në Shkup mes dy qeverive, nuk mund të cenohen nga mospjesëmarrja e Kosovës në nismën “Ballkani i Hapur”

“Ne dëshirojmë sa më shumë bashkëpunim dhe marrëveshje dhe zbatim të tyre në aspektin bilateral, dhe mbledhja e dy qeverive është dëshmi për këtë. Jemi të drejtuar kah e ardhmja dhe kjo është integrimi në Bashkimin Evropian. Ne si Republikën e Kosovës i mbështesim të gjitha nismat rajonale që vijnë nga BE-ja. Të gjitha marrëveshjet e sotme nuk mund të cenohen në zbatim, pavarësisht dallimeve që mund të kemi”, tha Kurti.

Kryeministri maqedonas në fjalën e tij theksoi se Maqedonia e Veriut do të jetë në krah të Kosovës dhe mbështet fuqishëm liberalizimin e vizave me Kosovën.

“Për Maqedoninë Kosova është një nga partnerët më të rëndësishëm për ekonominë tonë. Çdo përparim i marrëdhënieve dypalëshe rrit stabilitetin në rajon, andaj edhe mbështesim dialogun Kosovë-Serbi. Japim mbështetjen e pa-rezervë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Jemi të gatshëm të ndihmojmë me përvojën tonë. Kishim një ditë të frytshme. Besoj se në periudhën e ardhshme ministrat dhe institucionet do të zbatojnë detyrat që i dhamë sot”, deklaroi Zoran Zaev, pas mbledhjes së parë ndërqeveritare me Republikën e Kosovës.

Në takimin e sotëm mes dy qeverive u nënshkruan 11 marrëveshje për të cilat ministritë dhe institucionet përkatëse do të punojnë në zbatimin e tyre.

 

 


Lajmi kryesor:

Qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut takim sot në Shkup, Zaev: 'Open Balkan' s’na pengon të bashkëpunojmë


/B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës