Operacion antidrogë në jug, të
shtëna me armë në Kurvelesh

TEPELENE - Policia pritet me armë në Progonat të Tepelenës. Elementë të identifikuar nga uniformat blu, kanë shtënë me armë në ajër, për të mos u afruar forcat e rendit, në territorin e mbjellë me hashash në fshatin malor, rreth 22 km në veriperëndim të Tepelenës.

Burimet policore, ende nuk kanë specifikuar sasinë e shkatërruar të kanabisit të mbjellë, por mendohet se fidanët mund të kenë qenë më shumë se 2500. Ndërkaq që të shtënat nuk kanë lënduar aspak prej forcave të rendit, përvecse kanë sjellë konfuzion tek këto të fundit pasi mbroheshin në pozicione pritëse.

Operacioni, ka nisur në orët e paradites teksa është nisur në drejtim të Progonatit, një furgon me policë, ndërkohë që agravimi i situatës prej të shtënave në ajër nga personat që kërkonin të mbronin bimët narkotike, solli alarmin tek Policia e Qarkut.

Menjëherë drejtuesit rajonalë policorë, kanë dërguar në vendngjarje edhe tre furgonë të tjerë me policë, për cdo të papritur. Me angazhimin e 12 forcave shtesë u plotësua numri prej 30 policësh në terren, të cilët ndihmuan në menaxhimin e situatës dhe më pas në përfundim, me shkatërrimin e fidanëve të kanabisit. Ecuria e operacionit policor, ka pasur probleme dhe kjo, për efektin e krijuar tek kultivuesit e kanabisit, të cilët u prekën nga ndërhyrja në fjalë.

Sapo kanë mbërritur në fshatin Progonat në Komunën e Kurveleshit, policët janë pritur me të shtëna me armë automatike në ajër nga persona që për policinë, janë identifikuar. Burime nga vendngjarja, specifikojnë për A1 Report se kanë qenë jo më shumë se 5  persona ata që kanë rezistuar me armë mesditën e të premtes.

Të shtënat nuk kanë zgjatur më tepër se 10 minuta ndërkohë që me përfitimin e terrenit që lëshohej nga kultivuersit e irrituar, policët kanë përparuar deri në pjesën verilindore të fshatit Progonat, aty ku janë identifikuar fidanët me kanabis. E ndërsa kultivuesit janë larguar në drejtim të paditur sipas policisë, kjo e fundit, ndërhyri në terren, duke shkatërruar kanabisin e mbjellë në mjete rrethanore.

Policia e Gjirokastrës, deri në orët e mbasdites, ka qenë e kursyer në dhënien e informacionit për këtë aksion, por burimet nga vendngjarja, pohojnë se kanabisi, ka qenë prezent jo vetëm këtë vit në fshatin Progonat, por edhe përgjatë viteve të kaluara, ndërkohë që vetëm sivjet, uniformat blu, krehën zonën në fjalë.

Ndonëse zyrtarisht nuk dihet ende numri i saktë i fidanëve të shkatërruar nga policia e Tepelenës së bashku me atë të Gjirokastrës, mendohet se sasia është me e shumtë se ajo e dy ditëve më parë e konstatuar në fshatin Gusmar, po në të njëjtën komunë.   

LEZHE, ASGJËSOHEN 4 PARCELA ME KANABIS SATIVA, NE PRANGA 66-VJEÇARI
Policia e Lezhës ka zbuluar dhe asgjësuar 4 parcela në një zonë të pyllëzuar, ku u gjetën 398 rrënjë bime narkotike kanabis sativa, nga të cilat 208 rrënjë të mbjella dhe pjesa tjetër fidanë në kubikë gati për t’u mbjellë. Operacioni u zhvillua gjatë mbrëmjes së djeshmenë një zonë malore në fshatin Krajen, të Komunës Blinisht, Lezhë, ndërsa në pranga ra  Gjergj Brunga, 66 vjeç, posedues i parcelës me kanabis dhe i dënuar më parë për “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.

Sipas policisë është asgjësuar parcela me kanabis së bashku me sistemin ujitës. Mësohet se parcela me kanabis ishte mbjellë dy javë më parë. Aksioni i policisë erdhi pas informacioneve të marra në rrugë operative në kuadër të planit të veprimit të policisë së shtetit për kontrollin e territorit për mbjellje të lëndëve narkotike.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Përkeqësohet situata në qarkun e Korçës, vështirësi qarkullimi në Qafë Thanë dhe Ersekë, por s'ka rrugë të bllokuara! Probleme dhe me energjinë (VIDEO)

Përkeqësohet situata në qarkun e Korçës, vështirësi qarkullimi në Qafë Thanë dhe Ersekë, por s'ka rrugë të bllokuara! Probleme dhe me energjinë (VIDEO)