Një operacion i gjerë antidrogë po zhvillohet nga Policia e Tiranës, ndërsa mësohet se me urdhër të prokurorisë janë lëshuar 30 urdhër arreste. Bëhet fjalë për goditjen e disa grupeve kriminale, të përfshira prej kohësh në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Hetimet kanë nisur prej disa muajsh nga sektori i Antidrogës së Tiranës. Burime bëjnë me dije se pikënisje e këtij operacioni kanë qenë goditjet e mëparshme, ku nga zbërthimi i komunikimeve janë siguruar prova që implikojnë personat e dyshuar.

Gjatë hetimeve, Antidroga ka përdorur edhe metoda proaktive, si dhe blerje të simuluara për dokumentimin e aktivitetit kriminal. Ende nuk dihet numri i personave të arrestuar, ndërsa nuk janë bërë publike as sasitë e lëndëve narkotike të sekuestruara gjatë aksionit.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lajmi në përditësim...